2022-shi ishte vit i dënimeve në Tetovë, mbi gjashtë mijë dënime për shkak të parkimit të parregullt

    Gjatë vitit 2022, SPB Tetovë ka regjistruar gjithsej 6373 masa të shqiptuara ndaj drejtuesve të automjeteve për shkak të parkimit të parregullt. Të dhënat statistikore të policisë së Tetovës tregojnë se gjatë vitit 2022, nga numri i përgjithshëm i masave të marra për parkim të parregullt, 4432 automjete janë kapur nga karrotreci, përcjell Nistori.

    “Gjatë vitit të kaluar 2022, në rajonin e gjerë të Tetovës, numri i përgjithshëm i masave lidhur me parkimin e parregullt ishte 6373. Numër më i madh i masave gjatë 2022 janë shqiptuar në muajin dhjetor (822), nëntor (772), tetor (711) dhe korrik (691). Gjobat variojnë nga 45 deri në 180 euro në denarë, njoftojnë nga SPB Tetovë.

    Vetëm ditën e djeshme efektivët e policisë morën 21 masa që sanksionuan automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt, kryesisht në zonën qendrore të qytetit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dritan Abazoviç mbi globalizimin | Çfarë politikash shqiptare në Ballkan?

    Lajmi i rradhës

    Pse Rusia e ndërroi komandantin për luftën ndaj Ukrainës?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë