Mijallkovi do t’i rikthehet biznesit?! Pritet t’i bashkojnë forcat me Kamçevin – të dy në listën e zezë amerikane

    “Best Vej Investment”, kompania e Jordan Mijallkovit, djalit të ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov, dëshiron sërish të jetë pronar i “Sofia Gradba”, kompania që është aksioneri më i madh në “ZK Pelagonija” dhe pothuajse njëqind për qind pronar i fabrikës së qumështit “Zdravje Radovo”, përcjell Nistori.

    Më 10 mars, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës mori njoftim se “Best Vej Investment” dëshiron të marrë kontroll të përbashkët me “Orka Holding” mbi “Sofia Gradba” përmes shit-blerjes së aksioneve.

    Aksionet do të ndaheshin në mënyrë të barabartë 50-50. Ndryshe, “Orka Holding” tashmë ka në pronësi “Sofia Gradba”, dhe partneri i dytë aktual është “Delta 2015 Konstrakshen”, transmeton “Faktor“. Mbetet për t’u parë nëse kompania “Delta 2015 Konstrakshen” do të shesë aksionet e saj.

    Mijallkov, përmes “Best Vej Investment” ishte pronar i “Sofia Gradba”, në periudhën kur vendosi të dorëhiqet nga funksioni i drejtorit të Drejtorisë për Siguri Kombëtare (DSK), dhe të bëhet biznesmen. Por me hapjen e rastit “Perandoria”, humbi pronësinë.

    “Best Vej Investment” aktualisht zotëron “Ompetrol Oil”, një kompani që merret me magazinim të karburantit me shumicë. Ndërsa përfshin pompat e benzinës “Best Way Oil”, kompaninë ndërtimore “Develop Group” dhe “Marriott Hotel-Shkup”.

    Vitin e kaluar, në maj dhe qershor, pas mbylljes së rastiti “Perandoria”, Mijalkovët sërish u bënë pronarë të “SSI Investment” dhe “Business Properties Investment”, kompani me të cilat ishin të lidhura, por që deri atëherë ishin të regjistruara në emrat e Rubin Nuredinit dhe Serjozha Markovit.

    Kjo lëvizje mund të shihet edhe si një “ngrohje e marrëdhënieve” mes Mijalkovit dhe biznesmenit Jordan Kamçev, përndryshe pronar i “Orka Holding”.

    Lajmi Paraprak

    RMV, mbikëqyrja në ndërtimtari nga investitori është konflikt interesi

    Lajmi i rradhës

    Kenia e njeh pavarësinë e Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë