Milloshoski kërkon shkarkimin e Valmir Azirit

    Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski pyeti ministren e Kulturës, Bisera Kostadinova-Stojçevska nëse do të kërkon shkarkimin e sekretarit shtetëror në këtë ministri, Valmir Aziri për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes kundër deputetit Milloshovski, ditën kur ndodhi incidenti në Komisionin për Çështje Evropiane. Stojçevska nuk u përgjigj drejtpërdrejt por kërkoi të pritet epilogu nga organet e ndjekjes penale.

    “A konsideroni se do të ishte e rrugës të propozoni shkarkimin e sekretarit shtetërorë në Ministrinë Kulturës, Valmir Aziri për shkak të përdorimit të gjuhës jo të duhur ku promovohet gjuha e urrejtës e cila nxitë dhunën fizike ndaj deputetëve dhe një grupi më të madh të njerëzve për të cilët konsideron se nuk mendojnë ashtu siç mendon ai”, pyeti Antonio Milloshoski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

    “Derisa në bazë të raportit nga organet e ndjekjes penale vërtetohet vepra penale pas denoncimit që bëtë ju, sigurisht që neve do të ndërmarrim vendimin e duhur”, u përgjigj Bisera Kostadinova-Stojçevska, Ministre e Kulturës. /Alsat

    Lajmi Paraprak

    UDHËTIMI I NËNPUNËSVE SI GAZETARË | ASh-ja akuzon Qeverinë për krim dhe keqpërdorim

    Lajmi i rradhës

    KRrE: Rryma do të shtrenjtohet për 7.4 për qind

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë