Komisioni Kundër Korrupsionit sot hapi një rast kundër Ministrit për Shoqëri Informatike Stefan Andonovski pasi babai i tij Ljupço Andonovski u bë këshilltar i kryeministrit Hristijan Mickoski, ndërsa vëllai i tij Igor Andonovski u emërua shef i sektorit më të madh të Shkupit në shërbimin sekret – Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK), raporton Telma, përcjell Nistori.
Pas pyetjes së kryetares së KShPK-së, Tatjana Dimitrovska, Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit Kundër Korrupsionit, Adem Çuçuli, nëpërmjet telefonit u përgjigj se është hapur rasti dhe se do të hetohet përqendrimi i funksioneve në familjen Andonovski.
Babai i tij, Ljupço Andonovski, u emërua drejtor i DSK-së në vitin 2015, duke zëvendësuar Sasho Mijalkovin. Ai u largua nga posti pasi doli në pension. /Nistori/