Ministri Besimi nuk ka dëgjuar asnjë kritikë për Ligjin për lojërat e fatit

    Ministri i Financave, Fatmir Besimi thotë se nuk i ka dëgjuar reagimet për miratimin e propozim ligjit për lojërat e fatit me procedurë të përshpejtuar, respektivisht me flamurin evropian. Besimi thotë se ai si ministër angazhohet që ligjet të miratohen në përputhje me rregulloret evropiane dhe me këtë propozim ligj ka dashur t’i mbrojë fëmijët nën 18 vjeç nga hyrja në bastore dhe kazino. Ndryshe, hyrja për këtë kategori të qytetarëve të miturit në këto objekte edhe tani është rreptësishtë e ndaluar, vetëm duhet të respektohet.

    Nga angazhimi i tij i gjerë, si ministër dhe si kolumnist, i cili rregullisht çdo javë publikon shkrimet e tij për temat aktuale që kanë të bëjnë me financat dhe ekonominë në vend, Besimi nuk ka arritur t’i shohë reagimet e presidentit Stevo Pendarovski, i cili kërkoi që ligji i propozuar të tërhiqet dhe të përpunohet. Tërheqje kërkuan edhe presidenti i Austrisë si dhe ambasadori austriak në vend, të cilët besojnë se po keqpërdoret flamuri evropian. Por Besimi thotë se nuk i ka vënë re. Informacionet e Alsat janë se miratimi i këtij ligji për lojërat e fatit ka tjetër prapavijë, e që është hapja e rrugës për hyrjen e një kompanie tjetër të madhe nga Serbia. Tani për tani, zgjidhja ligjore e propozuar ka disa muaj që ka ngecur në labirintet parlamentare dhe nuk dihet se cili do të jetë fati i saj. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Antikorrupsioni: Grubi shpërdor zyrat për BDI-në

    Lajmi i rradhës

    Mjekët kërkojnë paga më të larta, ndryshe do të bojkotojnë punën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë