Ministri bullgar, Karaxhov: Korridori 8 është prioritet

    Ndërtimi i Korridorit 8 është prioritet. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve i Bullgarisë, Grozdan Karaxhov.

    “Para dy vitesh, si Ministër i Zhvillimit Rajonal, propozova projekte për lidhjen e Rumanisë dhe Maqedonisë së Veriut. Njëra prej tyre është për autostradën Dupnicë – Gjushevë (Deve Bair), për të cilën kam filluar përgatitjet për rilevim gjeologjik. Dhe kjo është e lidhur ngushtë me projekte të tjera”, ka deklaruar Karaxhov.

    Ai ka theksuar se Sofja ka dërguar një projekt-marrëveshje ndërqeveritare në Shkup muajin e kaluar për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar për Korridorin 8 që lidh të dy vendet.

    Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit i RMV-së, Aleksandar Nikolloski ka thënë se ende nuk është arritur marrëveshje, por po zhvillohen bisedime intensive dhe është çështje kohe, javësh e jo muajsh kur do të dalin me lajme pozitive, nëse ka vullnet të mirë nga ana e Bullgarisë.

    Lajmi Paraprak

    Filkov paralajmëron tritje të gjobave për shoferët që rrezikojnë sigurinë në komunikacion

    Lajmi i rradhës

    Gjykata e Apelit ndryshoi dënimin për Vasil Jovanovin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë