Gazpromi rus ndërpret furnizimin edhe për Italinë

    Kompania italiane e energjisë ENI ka informuar se Gazpromi rus ka ka ndërprerë rrjedhën e gazit.

    Mediet italiane thonë se aktualisht furnizimi me gaz nga Rusia është mw pak se 10 për qind.

    “Gazprom njoftoi se nuk mund të sigurojë sasinë e gazit të kërkuar. Theksoi se nuk është e mundur rrjedha e gazit përmes Austrisë. Për këtë arsye furnizimi me gazin rus për ENI përmes pikës hyrëse Tarvisio do të jetë zero. ENI do të kryejë rinovime nëse sigurohet furnizimi me gaz”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga ENI.

    Edhe një zyrtar nga ENI që ka folur për agjencisë italiane ANSA lidhur me çështjen, tha se që nga sot Gazprom nuk mund të sigurojë furnizimin me gaz dhe shtoi më tej se Austria po furnizon gaz nëpërmjet Sllovakisë dhe se janë në kontakt me Gazpromin për rifillimin e furnizimit me gaz për Italinë.

    Ndërprerja në pikën e transferimit në Tarvisio nuk do të shkaktojë ndryshim të madh në situatën aktuale.

    Pas luftës që Rusia filloi në Ukrainë, Italia ndërmori përpjekje për të diversifikuar furnizimin e saj me gaz. Italia rriti blerjet e gazit me vendet si Algjeria dhe Angola dhe që nga korriku e uli varësinë e saj për gazin rus nga 40 për qind në 25 për qind. 

    Lajmi Paraprak

    Shumë shkolla në RMV kanë mungesë të stafit arsimor

    Lajmi i rradhës

    “VMRO-DPMNE e sulmon Kovaçevskin se është i ndershëm”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë