Ministri Filkov: gjyqtarët të dalin në pension në moshën 67 vjeçare

    Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, paralajmëron rritje të moshës për pensionim të gjyqtarëve.

    Në konferencën e sotme për media me rastin e 100 ditëve të qeverisjes, Filkov ka sqaruar se zgjidhja ligjore do të duhet të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur sepse gjyqësori mund të përballet me problem.

    “Kemi një problem real dhe po punojmë për ndryshimet. Mendoj se kufiri i propozuar do të jetë 67 vjet dhe do të vlejë për të gjithë gjyqtarët”, sqaroi Filkov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

    Mungesa e gjyqtarëve në gjykatat maqedonase ndikon në cilësinë e aktgjykimeve.

    Shumica e gjykatave funksionojnë me më pak se një të tretën e gjyqtarëve nga numri total.

    Do të ketë kolaps total të drejtësisë në rreth 10 vjet nëse vijon ky ritëm i daljes së gjyqtarëve dhe moszgjedhja e të rinjve – tregoi analiza e joqeveritare.

    Lajmi Paraprak

    Bislimovski: nuk ka orë shtesë të tarifës së lirë të rrymës deri në fund të 2024

    Lajmi i rradhës

    Shqipëria pranon nga Italia grupin e parë të migrantëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë