HOXHOLLARËT PËRBALLË PRIFTËRINJVE | Fituan 8 me 2 në një ndeshje futbolli në Zvicër (Video)

    Besëtytnitë janë të shumta në futboll dhe fatin e keq për një pjesë të njerëzve të cilët besuan në këtë se, “futbolli është i ndaluar për myslimanët se po lozni me kokën e profetit” e dëshmon të kundërtën ndeshja futbollistike ndërmjet hoxhollarëve shqiptarë në Zvicër dhe priftërinjve të Zvicrës. Kjo për disa mund të duket jo e zakonshme, por në fakt sporti, gjegjësisht futbolli ka pushtuar të gjithë shoqërinë në botë. Në fakt, për ne kjo mund të jetë hera e parë që dëgjojmë për këtë ngjarje, por kjo është hera e tretë që ndeshen në futboll priftërinjtë dhe imamët në Zvicër, shkruan Nistori.

    “Sot imamët shqiptarë shënuan dy gola, përderisa ndeshja ende është duke u zhvilluar. Kjo është hera e tretë me radhë në të cilën imamët takohen kundër priftërinjve, ku në dy ndeshjet e më hershme fituan, sepse janë shqiptarë” – ka deklaruar Alimi në një video të postuar në Facebook.

    Ndryshe, imami Bekim Alimi njihet në Zvicër si njëri ndër imamët më bashkëpunues me komunitetet tjera në Zvicër dhe ky aktivitet është në kuadër të bashkëpunimeve ndër kulturorë dhe tolerancës fetare. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Votohen ndryshimet në ligjet për shoqatat dhe partitë politike në RMV

    Lajmi i rradhës

    Nga sot në kursin e Bankës Popullore të Maqedonisë do të qarkullojë edhe dinari serb

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë