Ministri i Jashtëm britanik në Samitin e Procist të Berlinit, në fokus emigrantët

    Ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly, ka marrë pjesë në Samitin e udhëheqësve të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Tiranë këtë të hënë.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Britanisë, Cleverly në fokus do të ketë çështjen e migracionit të paligjshëm, duke kërkuar rritje të bashkëpunimit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimit

    “Bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve ka bërë që kalimet në Kanalin Anglez nga shtetasit shqiptarë të bien me 90% që nga nënshkrimi i Komunikatës së Përbashkët në dhjetor dhe një rritje të ndjeshme në kthimin e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme britanike.

    Pjesëmarrja e tij në Samitin vjetor të Procesit të Berlinit në Tiranë vjen pas vendosjes së 600 trupave të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë për të forcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në përgjigje të ngritjes së ushtrisë përgjatë kufirit Serbi-Kosovë dhe sulmeve të dhunshme kundër policisë kosovare.

    Përpara vizitës së tij, Sekretari i Jashtëm James Cleverly tha:

    “Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të punojë me Ballkanin Perëndimor për të trajtuar bandat si dhe adresimin e sfidave më të gjera të sigurisë në të gjithë rajonin.

    Partneriteti ynë me Shqipërinë po bën pikërisht këtë. Nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit të zbatimit të ligjit, ne kemi ulur me 90% mbërritjet e shqiptarëve me varka të vogla në krahasim me vitin e kaluar dhe po kthejmë ata që nuk kanë të drejtë ligjore për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.

    Mbretëria e Bashkuar do të jetë gjithmonë një partner i besueshëm që do të qëndrojë krah për krah me rajonin për të promovuar një të ardhme të begatë dhe të qëndrueshme.

    Sekretari i Jashtëm do të nxjerrë në pah rolin unik të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetjen e prosperitetit dhe sigurisë së rajonit, nga rritja e elasticitetit ndaj aktiviteteve malinje, ndërhyrjeve dhe sulmeve kibernetike, te zhvillimi ekonomik dhe puna së bashku me partnerët për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e rëndë të organizuar.

    Sekretari i Jashtëm do të përdorë gjithashtu Samitin, ku marrin pjesë përfaqësues të lartë të qeverisë nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe më gjerë Evropa, për të nxitur partnerët ndërkombëtarë që të qëndrojnë të palëkundur në solidaritetin e tyre me Izraelin dhe të drejtën e tij themelore për t’u mbrojtur kundër Hamasit.

    Në Tiranë, James Cleverly do të forcojë lidhjet e Britanisë së Madhe me Shqipërinë. Ai do të bazohet në Komunikatën e Përbashkët të rënë dakord mes kryeministrave Rishi Sunak dhe Edi Rama në dhjetor 2022. Komunikata përcakton fusha të reja bashkëpunimi për zbatimin e ligjit dhe kthimet e atyre që mbërrijnë ilegalisht në MB, si dhe forcimin e zhvillimit ekonomik.

    Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, Sekretari i Jashtëm, së bashku me Ministrin e Brendshëm shqiptar, do të hapë zyrtarisht Qendrën e Komandës së Policisë, e cila strehon Task Forcën e Përbashkët të Migracionit MB-Shqipëri, përgjegjëse për koordinimin e masave operacionale dhe veprimeve për të luftuar kontrabandistët dhe trafikantët e njerëzve që lehtësojnë migrantët e paligjshëm nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar.

    Për të përmirësuar lidhjet tregtare midis MB-së dhe Shqipërisë, Sekretari i Jashtëm do të hapë Dhomën Britanike të Tregtisë në vend. Dhoma, e cila do të ndihmojë në rritjen e ekonomive të të dy vendeve, do të lançohet në një aktivitet në Universitetin e Ballkanit Perëndimor, një institucion i arsimit të lartë që po zhvillon partneritete me Universitetet Britanike dhe ofron bursa për ata që janë nën presion për të emigruar nga Shqipëria veriore. /EURONEWS/

    Lajmi Paraprak

    Dodiku refuzon të deklarohet para gjykatës së Bosnjës

    Lajmi i rradhës

    Disa fraza që mund t’u thoni fëmijëve kur qajnë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë