Ministri i Shëndetësisë i dha dritë jeshile vendimit të KSI-së

    Nga e hëna, përkatësisht 18 marsi, fëmijët që kanë marrë tre doza të vaksinës Di-Te-Per, do të pranohen në çerdhe. Ministri i Shëndetësisë i dha dritë të gjelbër vendimit të Komisionit të Sëmundjeve Infektive, me të cilin qartësohet se cilët fëmijë do të mund të kujdesën në çerdhe dhe cilët jo.

    “Tash do ta nënshkruaj pasi do të kthehem nga kjo ngjarje. Megjithatë vendimi i Komisionit është i vlefshëm edhe pa nënshkrimin tim, pasi komisioni është i përbërë nga ekspertë që marrin vendime të drejta që janë në interes të qytetarëve dhe në interes të shpëtimit të jetëve”, deklaroi Ilir Demiri, Ministër i Shëndetësisë.

    “Sot do të më dorëzohet vendimi i ri, me qëllim që prej të hënës të fillojnë të pranohen fëmijë që e kanë kompletuar vaksinimin primarë prej tre dozash me Di-Te-Per, dhe shpresoj se do ta marrim sot dhe të hënën ata fëmijë do të fillojnë të pranohen nëpër çerdhe”, tha Renata Mlladenovska, Inspektorati Shtetëror Sanitar.

    Gjatë kontrolleve inspektuese nëpër çerdhe është konstatuar se në Shkup gjysma e fëmijëve parashkollorë nuk janë të vaksinuar. Autoritetet këmbëngulin në vaksinimin e fëmijëve, për shkak të përkeqësimit të situatës me epideminë e kollës së keqe. Numri i të prekurve tashmë ka arritur mbi 180 të prekur vetëm në Shkup.  Në ndërkohë, ministri i Shëndetësisë njoftoi se sot kanë arritur dozat e vaksinave për të rritur dhe ato tashmë janë të qasshme nëpër pikat e vaksinimit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Çun pagan

    Lajmi i rradhës

    “Çmimet ndryshojnë gjithmonë në prag të festave”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë