Ministria e Brendshme zbardhi vrasjen në Batincë, këto janë detajet

    Ministria e Brendshme zbardhi vrasjen në Batincë që ndodhi në fillim të këtij muaji. Kallëzime penale janë dorëzuar kundër personave S.N (32 vjeç), dhe M.Xh (24) për shkak të dyshimeve të bazuara për vrasje, por edhe veprën penale “Prodhimi, mbajtje ose tregtimi i paautorizuar i armëve apo lëndëve plasëse”.

    Më 1 korrik, me plumba kallashnikovi u vra 34 vjeçari Abdyl Ibraimi, nga fshati Batincë, ndërsa i plagosur mbeti bashkudhëtari në makinën e tij 31 vjeçari, Z.I, respektivisht vëllai i viktimës. Në drejtim të makinës FORD me targa italiane ishte gjuajtur nga një makinë e llojit Mercedes nga ku zjarr kishin hapur 32 vjeçari dhe 24 vjeçari. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Lefkov: Drin Ahmeti ka fituar tenderë milionësh, Bekteshi e ka mbrojtur

    Lajmi i rradhës

    Këshilla për zgjedhjen e këpucës ideale në këmbët tuaja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë