Ministria e Financave: është ulur borxhi shtetëror për 3.9 pikë përqindje

    Borxhi shtetëror shënoi ulje prej 3.9 pikë përqindje, njoftuan nga Ministria e Fonancave. Të dhënat e sotme, të publikuara tregojnë se ai është ulur në nivel prej 52% të BPV-së, në krahasim me datën 30.6.2021, kur ishte në nivel prej 55.9 %, gjegjësisht shënoi ulje prej 3.9 pikë përqindje. Мe rëndësi, thonë nga MF, është fakti që mjetet që u siguruan së fundmi në tregun e kapitalit ndërkombëtar, janë me normën më të ulët të interersit prej 1.625 %.

    Përkatësisht, ulja e borxhit shtetëror, para se gjithash i referohet shlyerjes së euroobligacionit me vlerë prej 500 milionë euro në muajin korrik të këtij viti. Shlyerja do të ndikojë edhe në uljen e gjendjes së borxhit publik, që do të evidentohet me të dhënat e publikuara lidhur me nivelin e borxhit publik duke përfshirë tremujorin e tretë. Sipas dinamikës së përcaktuar, Ministria e Financave publikon të dhëna për borxhin publik në nivel tremujor.

    Kriza e shkaktuar nga Kovid 19 dhe ballafaqimi me pasojat, ndikoi në rritjen e borxhit pothuajse në të gjitha vendet, duke përfshirë edhe vendin tonë. Borxhi shtetëror, në fund të vitit 2020 ishte 51.2% nga BPV-ja, në tremujorin e parë të vitit 2021 u rrit në 54.1%, në tremujorin e dytë në 55.9%, ndërsa më datë 31 korrik të vitit 2021, shënoi ulje në nivel prej 52%. Sa i përket ndryshimeve të borxhit publik ndikuan edhe tërheqja e mjeteve nga nënshkrimi i aranzhmaneve kreditore me kreditorë të huaj, huamarrja e letrave me vlerë, si dhe pagesa e detyrimeve në bazë të kryegjësë të borxhit të jashtëm.

    Ministria e Financave, fuqimisht vazhdon me përpjekjet e saj në drejtim të stabilizimit të borxhit dhe pozicionimit të tij nën 60% të BPV-së, në kuadër të kriterit të Mastrihitit, që përkohësisht në Bashkimin Evropian ka mbetur pezull për shkak të recesionit pandemik.

    Në planin afatmesëm, gjegjësisht deri në vitin 2026, projeksionet në Strategjinë e menaxhimit të borxhit publik janë me qëllim që ai do të stabilizohet dhe të ulet në 57.7%, ndërsa borxhi shtetëror do të ulet në 50.7%. Kjo do të realizohet nga njëra anë përmes planit dhe masave për konsolidimin gradual fiskal, përkatësisht zvogëlimit gradual të deficitit buxhetor dhe nga ana tjetër përmes përshpejtimit të rritjes ekonomike, gjegjësisht krijimit të vlerës më të madhe të shtuar nga e cila më lehtë do të servisohet borxhi që maturon.

    “Në periudhën e ardhshme, Ministria e Financave do të vazhdojë me menxhimin aktiv të borxhit publik. Me ç’rast, qëllimi kryesor është realizimi i vazhdueshëm i aktiviteteve të planifikuara, financimi i deficitit dhe pagesa e rregullt e detyrimeve ekzistuese me shpenzime më të ulëta dhe kushte më të favorshme për financim”, njofton Ministria e Financave.

    Lajmi Paraprak

    Një krize e re e refugjatëve, mund ta fusë në kolaps Europën

    Lajmi i rradhës

    Kolesteroli i lartë i rrezikshëm edhe kur është “i mirë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë