Ministria e Mbrojtjes në Maqedoni pa përgjigje konkrete për avionët “SU-25”

    Nga Ministria e Mbrojtjes nuk konfirmojnë nëse Ukrainës i janë dërguar katër aeroplanë “SU-25” si donacion. Nga Ministria thonë se detajet nga donacionet do të deklasifikohen në mënyrë transparente në periudhën në vijim, ndërsa theksojnë me vendimet e marra deri më tani, nuk cënohet gatishmëria luftarake e ushtrisë sonë.

    “Detajet e sakta të të tre vendimeve, përmbajtja dhe shpjegimi i tyre do të deklasifikohen dhe do të publikohen në mënyrë transparente. Vendimet e marra deri tani nuk cenojnë gatishmërinë luftarake të ushtrisë sonë”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

    Një pjesë e mediave publikuan se katër aeroplanët ushtarakë “SU-25” që Maqedonia e Veriut i furnizoi nga Ukraina gjatë konfliktit në vitin 2001, këto ditë i janë donuar Kievit.

    Paraprakisht, Maqedonia e Veriut i donoi tanke T-72 Ukrainës.

    Në këtë ka reaguar Moska zyrtare. Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zaharova, dje deklaroi se donacioni është një gabim i madh i autoriteteve në Shkup “me çfarë kontribuon për vazhdimin e aktivitetit kriminal të regjimit në Kiev kundër popullatës civile në Donbas”.

    Me kundër reagim ndaj deklaratës së Zaharovës, dje me kumtesë të përbashkët dolën ministritë e Punëve të Jashtme dhe e Mbrojtjes të RMV-së.

    “Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet sovran i cili vendimet i merr në mënyrë të pavarur, duke u nisur nga parimet e respektimit të së drejtës ndërkombëtare, Karta e OKB-së, parimet dhe zotimet e OSBE-së për mbrojtjen e arkitekturës evropiane të sigurisë dhe stabilitetit global. Maqedonia e Veriut që në fillim e dënoi ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë dhe qëndroi në mbështetje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, e para se gjithash në mbështetje të paqes, të të drejtave të njeriut dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Në fakt, deri më tani, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mori disa Vendime për ndihmë ushtarako-teknike me të cilat i ndihmojmë Ukrainës në mbrojtjen e integritetit të saj territorial, i cili është e rrezikuar nga ndërhyrja ushtarake”, theksohet në kumtesë.

    Republika e Maqedonisë së Veriut, shtohet më tutje, si anëtare e Аleancës më të fuqishme ushtarako-politike – NATO-s, në mënyrë të vendosur qëndron pas pozicionit dhe vendosmërisë së Aleancës që të jetë garantuese e paqes dhe sigurisë së vendeve të saja-anëtare dhe që t’i mbrojë vlerat, lirinë dhe sigurinë e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Muaremi: Nëse Ruskoska ka informacione për kriminalitet, le të ngritë aktakuzë

    Lajmi i rradhës

    Lirohet çmimi i benzinës dhe naftës në Maqedoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë