Ministria e Shëndetësisë jep detaje për masat e fundit në vend

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, mëngjesin e sotëm në Shtabin e Përgjithshëm Koordinues të Krizave (GCCS) propozoi masat e Komisionit për Sëmundje Infektive.

    Ministri vuri në dukje se masat e propozuara nga ekspertët e shëndetësisë mbështeten plotësisht dhe do të japin rezultate në ruajtjen e situatës relativisht stabile epidemiologjike në vend dhe rritjen e vaksinimit në vend.

    Duke folur për situatën në vend, ministri shpjegoi se spitalet janë të mbushura me pacientë të pavaksinuar, pra përqindja e të pavaksinuarve dhe të shtruarve shkon nga 75% deri në 80%. Masa të tilla, por edhe shumë më rigoroze janë të disponueshme kudo në rajon, Bullgari, Kroaci, Slloveni, Greqi, si dhe Austri, Holandë e të tjera.

    Ministri Filipçe në mbrëmje do të mbajë takim me sindikatat për të dëgjuar propozimet e tyre, të cilat do të prezantohen në seancën e qeverisë.

    Në mbledhjen e sotme të KSHPK-së nuk janë arritur konkluzione, masat e propozuara do të shqyrtohen nesër në seancë të Qeverisë./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë mendon Spasovski për dorëheqjen e Zaevit?

    Lajmi i rradhës

    Grubi: Gjuha shqipe në RMV është zyrtare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë