Ministrja e arsimit nuk sheh arsye për ta shkarkuar Bogojeskin, përkundër gjuhës së urrejtes ndaj shqiptarëve

    Ministrja e Arsimit Vesna Janevska nuk planifikon shkarkimin e Petar Bgojeskit nga pozita e drejtorit të Agjencisë nacionale për politika evropiane të arsimit dhe të lëvizshmërisë, Erasmus, përkundër reagimeve të shumta në opinion.

    Ajo thotë se puna e tij do të ndiqet me fokus më të lartë duke nënvizuar se nëse ai është i depolitizuar dhe gjithçka është në rregull nuk do të ketë probleme, në të kundërtën do të merren masa.

    “Nuk do të mund të komentoja punën e një drejtori të emëruar para një ose dy ditësh. Po, partitë politike kanë pjesë në funksionimin e Qeverisë, por kur vendosim funksionarë, vendosim që të jenë jopartiakë, ta kryejnë punën për të cilën janë vendosur…E dëgjoj reagimin, si gjithë të tjerët, por ja, për shkak të pyetjes tuaj me fokus më të lartë do të ndiqet puna e drejtorit, nëse është gjithçka në rregull dhe ai është i depolitizuar nuk do të kemi problem, nëse do të ketë probleme të tjera do të ndërmerren masa”, tha Vesna Janevska, Ministre e Arsimit.

    Ministri i çështjeve evropiane, Orhan Murtezani, tha se procesi i emërimit të Bogojeskit duhej të ishte më i kujdesshëm. Ai nënvizoi se ndan shqetësimet e njëjta me opinionin, dhe të njëjtat janë bartur në Qeveri, por mbetet të shihet se si do të veprohet më tej.

    “Ne si ministri për çështje evropiane nuk kemi kompetenca mbi atë Agjenci, as në menaxhimin e saj e as në emërimin e drejtorit. Kjo çështje mesa e di unë është në kompetenca të ministrisë së Arsimit. I ndaj shqetësimet me opinionin, mendoj se ndoshta procesi i emërimit duhet të kish qenë më i kujdesshëm, mirëpo nuk e shoh veten përgjegjës të jap koment për diçka për të cilën nuk jam kompetent… Gjithsesi se shqetësimet e djeshme në opinion i kemi bartur në Qeveri, i kemi diskutuar, por mbetet të shihet si do të bëhet më tej”, tha Orhan Murtezani, Ministër për çështje evropiane.

    Nga LSDM thonë se emërimi i Bogojeskit është skandaloz dhe i papranueshëm. Ai sipas socialdemokratëve ka histori të dokumentuar të sjelljes fyese dhe diskriminuese dhe të gjuhës së urrejtjes

    “Komentet e tij janë degarduese, seksiste, diskriminuese, albanofobe, raciste gjë që është e papranueshme për cilindo bartës të një funksioni”, thonë nga LSDM.

    Petar Bogojeski, njihet për publikime me përmbajtje kontroverse, vulgare dhe me gjuhë të urrejtjes nëpër rrjetet sociale. I njëjti është përballur edhe me padi penale për gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve, me publikime dhe analiza fyese për historinë e shqiptarëve dhe aftësitë intelektuale të tyre. Për qëndrimet e Bogojeskit ka informuar edhe Alsat në të kaluarën. Disa nga postimet e tij në rrjetet sociale janë të mbushura me gjuhë të urrejtjes, që është vepër e dënueshme sipas Kodit penal.

    • Shqiptari mundet vetëm… për asgjë tjetër nuk është i aftë.
    • Kultura Maqedonase është aq superiore, sa edhe shqiptarët duan të jenë maqedonas.
    • Sigurisht, kafshët e Enver Hoxhës nuk kuptojnë ndryshe.
    • Shqiptarët direkt e shkatërrojnë NATO-n.
    • Shqiptarizim i dhunshëm i Maqedonisë qendrore në bashkëpunim me shërbyes maqedonas.
    • Shovinizmi etnik shqiptar është ndërtuar mbi një mit të rrejshëm për ndonjë prejardhje autoktone ilire të Shqiptarëve dhe ndonjë fitore të vitit 2001.
    • Shovinizmi etnik shqiptar i kaloi të gjitha kufijtë, e rrezikon direkt të ardhmen Evropiane dhe stabilitetin e NATO-s.

    Në kulmin e frikës dhe paqartësisë pas zhdukjes së 15 vjeçares Vanja Gjorgjievska, Bogoevski kishte aluduar se ajo ishte kidnapuar nga persona nga Kosova, duke i dhënë ngjarjes konotacion etnik. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Krisja politike në VLEN / Sot pritet të vendoset fati i koalicionit

    Lajmi i rradhës

    “Sivjet, zero prodhim” – Ngricat godasin bujqit dhe prodhimet e tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë