Minovski: Çdo qytetar të vendosë panele diellore dhe të mund të prodhojë energji elektrike

    Duhet vullnet politik për implementimin e këtyre reformave për energji të rinovueshme dhe se ky vullnet ekziston, tha profesori  Dragan Minovski njëherit edhe ekspert i energjetikës, në “Programi 200” në Alsat M. Ai theksoi rëndësinë e këtyre ndryshimeve ligjore, pasi që, sipas tij do të mundësojnë jetesë më cilësore për qytetarët, përcjell Nistori.

    “Gjithsesi se mundet, por nevojitet vullnet politik që e gjithë kjo të bëhet dhe vlerësoj se vullnet i tillë politik në vendin tonë tani ekziston dhe se gjithnjë e më shumë ndryshimet e këtilla ligjore që mundësojnë jetesë më cilësore për qytetarët, punë më cilësore e kështu me radhë do të ndodhin në të ardhmen. Gjithashtu dua të theksoj se ne jetojmë në një periudhë të tranzicionit energjetik në të cilën për momentin qytetarët dhe organizatat joqeveritare nuk janë aq shumë të përfshira. Vlerësoj se qytetarët dhe OJQ dhe gjitha autoritetet e vendit ngadalë duhet të fillojnë të punojnë me qëllim që ai tranzicion energjetik të vijë sa më shpejtë dhe të realizohet në vendin tonë”, tha Dragan Minovski, profesor universitar

    Më tej ai theksoi se me ndryshimet ligjore që janë bërë, procedurat janë thjeshtësuar dhe se  u është mundësuar çdo amvisërie për vendosjen e paneleve diellore.

    “Në pjesën e ndryshimeve ligjore, ne veç më kemi bërë ndryshime ligjore në ligjin për energjetikë. Atje tashmë është mundësuar çdo amvisëri të mund të vendosë panele diellore dhe të prodhojë energji elektrike, si për nevoja personale ashtu edhe t’i shesë tepricat e energjisë elektrike. Procedurat janë thjeshtësuar për vendosjen e paneleve diellore dhe pres që në periudhën e ardhshme gjithnjë e më shumë amvisëri të bëhen prodhues dhe konsumues të energjisë diellore”, shtoi profesori Minovski.

    Ai shpreson se qytetarët në këtë mënyrë edhe të konsumojnë edhe të prodhojnë energji elektrike dhe me këtë t’i ulin shpenzimet për energji elektrike në shtëpitë e tyre.

    Gerasimovski: Komuna Qendër do të vendosë fotovoltaikë

    Goran Gerasimovski, kryetar i Komunës Qendër, i pyetur për atë se shumë shpesh kemi dëgjuar për diçka inovative në lidhje me energjinë, kryetari i komunës Goran Gerasimovski tha se Komuna Qendër pas fillimit të krizës ashtu edhe si gjithë komunat tjera në vend, filluan me politikat për kursimin e energjisë elektrike dhe përdërimin e fotovolltaikëve. Prandaj kanë paraparë formimin e Ndërmarrjeve Publike për prodhim dhe shitje të rrymës.

    “Shpesh për vetë temën folëm edhe në Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, aty unë jam edhe pjesë e Këshillit Drejtue. Kemi ngritur disa nisma, me qëllim që ta shohim mundësinë e formimit të Ndërmarrjeve Publike, për prodhim dhe shitje të rrymës, që do të shotë, si ti formojmë ne si komunë etj. U formua një komision në BNjVL, ku disa muaj kishim takime me më shumë institucione, KRrE-ja, MEPSO, EVN, etj; Regjistrin Qendror, të shohim si mund ti regjistrojmë ato ndërmarrje publike”, tha Goran Gerakimovski, kryetar i Komunës Qendër.

    Ai theksoi rëndësinë e këtij projekti duke shtuar se  duhet shihet se sa hapsira të çative kanë në dispozicion, pra të gjitha shkollat dhe çerdhet që janë në pronësi të komunës, e pastaj të shihet se sa do të mund të vendosen dhe sa do të kushtojnë këto fotovoltaikë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ronaldo pranon ofertën e parë zyrtare

    Lajmi i rradhës

    Hekurudha dhe Komuna e Haraçinës shpenzojnë në mënyrë të pakontrolluar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë