Miratohet ekstradimi i Palevskit nga Turqia, i dyshuar për vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska

    Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka informuar se Republika e Turqisë ka miratuar ekstradimin e Ljupço Palevskit-Pallço, të dyshuarin për vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska në Shkup dhe Pançe Zhezhovskit në Veles.

    “Ju njoftoj se sot me informacion zyrtar nga Republika e Turqisë morëm miratimin për ekstradimin e Ljupço Palevskit. Rezultati pozitiv i procedurës lind pas të gjitha masave dhe aktiviteteve maksimale të ndërmarra nga juridiksioni i Ministrisë së Drejtësisë”, shkroi Lloga.

    Në lidhje me informacionin që doli nga Ministria e Drejtësisë, se Turqia ka aprovuar ekstradimin e Ljupço Palevskit, të dyshuarit kryesor për grabitjen dhe vrasjen e Vanjës në Shkup, është deklaruar edhe Prokuroria Publike.

    Nga Prokuroria bëjnë të ditur se për Palevskin tashmë është shqiptuar masa e paraburgimit, e cila do të fillojë të zbatohet menjëherë sapo të dërgohet i njëjti nga Turqia në Maqedoninë e Veriut.

    “Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut sapo është njoftuar se Ministria e Drejtësisë ka marrë informacion zyrtar nga Republika e Turqisë se aprovohet ekstradimi i personit të dyshuar për dy vepra penale “grabitje” si dhe për dy vrasje në mënyrë makabre. Procedurëa për ekstradim do të realizohet nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me propozim të Prokurorisë Publike Themelore Shkup të dyshuarit tashmë i është shqiptuar masa e paraburgimit e cila duhet të fillojë të zbatohet menjëherë pas dërgimit të tij”, thuhet në njoftim./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    A është ngjitëse psoriaza?

    Lajmi i rradhës

    Aktakuzë ndaj 12 personave, dyshohen për shpërdorim të 5.7 milionë eurove në Agjencinë për Rini dhe Sport

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë