Miratohet Projektligji për financimin e partive në Kosovë

    Sot në Kuvendin e Kosovës me 63 vota për është miratuar Projektligji për Financimin e Subjekteve Politike.

    KDI sot përmes një njoftimi për media bëri të ditur kjo është hera e tretë, përkatësisht legjislatura e tretë me radhë, që ky projektligj kalon nëpër procedurë ligjvënëse në parlament.

    Projektligji i ri për Financim të Subjekteve Politike adreson në masë të madhe shqetësimet lidhur me mungesën e transparencës financiare të subjekteve politike.

    “Duke ditur dështimet dhe vonesat e shumta në përzgjedhjen e auditorëve nga Kuvendi, me anë të këtij projektligji, kompetenca për përzgjedhjen e auditorëve kalohet tek Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, të cilës i është siguruar një nivel i lartë i pavarësisë funksionale dhe buxhetore. Po ashtu, janë definuar kontributet që mund të marrin subjektet politike, si dhe masat sanksionuese në rast të shkeljeve. Njëkohësisht, rikujtojmë që ky projektligj është në përputhje me opinionin e Komisionit të Venedikut si dhe kërkesave dhe rekomandimeve të kamotshme të shoqërisë civile”, thuhet një njoftim.

    Lajmi Paraprak

    Kryeministri Kovaçevski solidarizohet me gazetarët, e ndihmon kameramanin me pajisjet (Video)

    Lajmi i rradhës

    Mickoski nuk e ka mendjen te dygjuhësia, ai është i interesuar për ekonominë e vendit dhe vende të reja të punës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë