Përpara takimit në Forumin Strategjik të Bledit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka postuar një foto në llogarinë e tij në “Instagram” krah Edi Ramës dhe Zoran Zaev, duke iu shprehur mirëseardhjen.
“Forumi Bled në Hijen e Ballkanit të Hapur”. Mirë se vini”, shkruan Vuçiç.
Forumi Strategjik fillon sot në Bled, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të rajonit dhe vendeve të tjera evropiane, si dhe zyrtarëve të BE -së.
Mediat kosovare shkruajnë se Vuçiç ka ftuar për darkë kryeministrin shqiptar dhe atë të Maqedonisë së Veriut. Restoranti ku pritet të zhvillohet darka është në pronësi të Konsullit të Nderit të Serbisë në Slloveni, Tomaz Kavçiç.