Ndër punëtorët që sot punojnë në ditën e Bajramit të Kurbanit, në rrugë takuam mirëmbajtësit e pastërtisë së qytetit.
“Punë të mbarë dhe urime festa. Edhe pse festë qyteti duhet të mirëmbahet. Po patjetër duhet të pastrohet.”
Pasi kishin falë namazin e Kuran Bajrami dhe kishin uruar festen më të afërmit e tyre, ishin drejtuar për në punë; të mirëmbajnë pastërtinë e Çarshisë së Shkupit.
“Duhet të jem në shtëpi sot por ja që puna duhet të bëhet sepse ka vizitorë çarshia dhe është më e veçantë nga pjesët tjera dhe duhet të mirëmbahet, jemi me vetë dëshire në punë. Nëse nuk e mbajmë ne pastër qytetin a të vijnë nga jashtë tjerët? Festove në shtëpi? Po, dhe pastaj dola në punë? Është punë e vështirë? Jo, pasi çdo punë që e bën me dëshirë nuk është e vështirë e nëse nuk e do ndonjë punë atëherë është e vështirë. Me pagën ia del? Nuk është keq por standardi është pak i lartë por njeriu sa të ketë harxhon. Urime festa edhe njëherë”, tha Mirëmbajtës i pastërtisë së qytetit.
Sa i përket mirëmbajtjes së pastërtisë për festen e Kurban Bajramit, në disa komuna të Shkupit, janë vendosur kontejner të pamatshëm për hedhjen e mbetjeve të kurbanit. Komuna e Çairit në një njoftim për qytetarët ka bërë të ditur se në tre lokacione janë vendosur tre kontejnerë të posaçëm për hedhjen e mbetjeve të kurbanit. Autoritet komunale kanë bërë thirrje që në rast nevoje për kontejner shtesë, qytetarët të paraqien në komunë.
“Me rastin e festës së Kurban Bajramit, janë vendosur tre kontejnerë të posaçëm për hedhjen e mbetjeve të kurbanit, në Seravë, në Duqanxhik, në Çair – pranë Xhamisë së Re”, thonë nga Komuna e Çairit.
Përveç komunës së Çairit, kontejner të postatshim për mbetjet e kurbanit janë vendosur edhe në Haraçinë, Studeniçan, Shuto Orizari dhe disa komuna tjera të Shkupit. /Alsat/