Zejdi kundër Alternativës: Në 100 ditët e para nuk u plotësua asnjë nga pikat e Alternativës

    Deputeti i Alternativës, Skënder Rexhepi-Zejd, në emisionin “Click Plus” në TV 21 tha se në 100 ditët e para nuk u realizua asnjë nga pikat që kishte në program Alternativa që kur u bë pjesë e Qeverisë, përcjell Nistori.

    “Alternativa u bë pjesë e qeverisë për arsyet që kishte në program dhe jo për postet politike që mori. Por, për fat të keq 100 ditëshi nuk solli asnjë ndryshim në qeveri dhe nuk u realizua asnjë pikë e premtuara”, tha Zejdi.

    100 ditë kaluan dhe deputetët e Alternativës nuk kërkuan hapjen e rasteve të montuara

    Zejdi tha se 100 ditët e para kaluan dhe deputetët e Alternativës nuk kanë kërkuar hapjen e rasteve të montuara ashtu siç përmbante pika dy e programit të Akternativës.

     “Brenda 100 ditëve patëm mundësinë e pikës së dytë që ishte pika më ndjeshme, ajo e rasteve të montuara politike dhe kjo nuk u bë. Unë e kam thënë në grupin tone parlamentar se këtë pike duhet ta inicijojmë në çdo séance parlamentare”, tha Zejdi.   

    Mungesa e kapaciteteve politike, përgjegjësitë bien mbi Afrim Gashi

    “Për fat të keq devijimi i idealeve politike sjell pasojat që mos jemi në gjendje t’i analizojmë ku ishim, ku jemi dhe ku do shkojmë nesër. Këto janë mungesa e kapaciteteve politike dhe që bien mbi udheqësinë partiake që i bie kryetarit të partisë.” – shton Zejdi.

    Nëse Alternativa nuk arrin të jetësojë pikat programore, të braktisë menjëherë Qeverinë

    “Alternativa nuk ka qenë asnjëherë më e fuqishme se tash, Qeveria varet prej deputetëve të Alternatives.  Alternativa i ka të gjitha mundësitë të realizojë programin e saj politik pa I dhënë llogari askujt. Nëse Alternativa nuk arrin të jetësojë pikat programore të braktisë Qeverinë menjëherë”, tha Zejdi.

    Zejdi: Nuk kam pretenduar asnjëherë të jem kryetar i partisë, po të kisha dashur do isha bërë

    “Zejdi Rexhepi asnjherë nuk ka pretenduar të tjetë kryetari i Alternatives. Po të kisha dashtur në kohën kur u ndamë do kisha mbartur atë proces. Po të kisha dashur atëherë do kisha vendosur të bëhesha kryetar, por qëllimi im nuk ka qenë ai”, deklaron Zejdi.

    Jam skeptik për hapjen e negociatave me BE-në

    “Procesi i anëtarësimit në BE do ndodhë, por jo tash. Të jemi realist. Herët a vonë do ndodhë, por jemi sekptikë. Ose duhet të gjynjëzohet identiteti i maqedonasvëve ose duhet presion I madh nga ndërkombëtarët mbi Bullgarinë”, tha Zejdi.  

    Zejdi nuk e përjashton largimin nga Alternativa

    “Nuk është asgjë e pamundshme edhe me dalë nga Alternativa. Mjafton ta shuash energjinë në një subjekt politik dhe më ti nuk je I dobishëm aty. Prandaj mënyra më e mire është largimi nga ai subjekt politik”, tha Zejdi.

    Nuk bëjmë koalicion me VMRO nëse nuk na trajton të barabartë në Kushtetutë

    Zejdi shtoi se nuk do të bëjnë koalicion me VMRO-në nëse nuk i pranon shqiptarët të barabartë në Kushtetutë. Ai tha se duhet të hapet Kushtetuta dhe të hiqet 20 % nga aty në të kundërt futen në lëkurën e gruevizmit.  

    “Një VMRO që nuk na pranon të barabartë në Kushtetutë, asnjëherë nuk do të ketë përkrahjen tim. O endryshojmë Kushtetutën dhe bëjmë një Maqedoni të barabartë për të gjithë qytetarët ose nuk ndodh fare”, tha Zejdi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tri metoda të thjeshta për t’i lehtësuar alergjitë e pranverës

    Lajmi i rradhës

    Sela: Kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, kjo qeveri nuk ka besueshmëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë