Mirushe Hoxha një nga emrat e propozuar në AShAM

    Ish-kandidatja e PDSH-së për presidente të shtetit, Mirushe Hoxha është një nga emrat e propozuar për akademikë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM). Krahas saj, edhe ish-kandidati nga VMRO-DPMNE-ja për president shteti, Sashko Kedev është propozuar gjithashtu.

    Kandidatët propozohen nga Departamentet në ASHAM dhe ka propozime për kandidatë të rregullt, anëtarë përkatës dhe anëtarë nga jashtë.

    Kandidatët tjerë janë Sasho Cvetkovski dhe Gordana Lazhetiq në Departamentin për shkenca shoqërore, Dojana Plasheska – Karanifllska në Departamentin për shkenca mjekësore, Zoran Haxhi – Vellkov në Departamentin për shkenca teknike, Kiril Sotirovski dhe Valentin Mirçeski në Departamentin e shkencave natyrore-matematikore dhe shkenca bioteknike si dhe Angel Dimovski, Venko Andonovski dhe Lidija Kapushevska në Departamentin e arteve.

    Lajmi Paraprak

    MPB-ja kontrollon autobusët e nxënësve, 34 autobusëve u merret e drejta e transportit

    Lajmi i rradhës

    Sëmundja e plakjes së trurit, përse prek më shumë gratë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë