MPB-ja kontrollon autobusët e nxënësve, 34 autobusëve u merret e drejta e transportit

    Fotografia: Ilustruese

    Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë javës që lamë pas, ka filluar aksion shtesë për sanksionim të transportuesve të nxënësve të angazhuar nga shkollat dhe në transportin publik.

    Synimi, siç sqarojnë nga dikasteri i rendit, ka për qëllim rritjen e sigurisë së nxënësve dhe zbatueshmërinë në praktikë të ligjeve.

    Gjatë periudhës prej 03 deri 04.02.2022 janë kontrolluar 712 vetura të cilët kryejnë transport publik të fëmijëve drejt shkollave në 212 lokalitete.

    Janë konstatuar 44 vepra penale – kryerjen e transportit pa dokumentacion përkatës dhe 121 shkelje që dalin nga Ligji për siguri në komunikacion, Ligji për vetura, Ligji për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse dhe të ngjashme.

    “Nga komunikacioni janë shkëputur 34 vetura për shkak të parregullsisë teknike dhe lëshimeve të tjera. Gjatë kohës së kontrolleve në rajonet e të gjitha Sektorëve të punëve të brendshme, janë legjitimuar 835 shkollarë të mesëm, kurse janë kryer 4.386 kontrolle te fëmijët në lidhje me Respektimin e Ligjit për armë, Ligjit për drejtësi të fëmijëve dhe Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

    Ndaj të gjithë shkelësve do të shqiptohen kallëzime përkatëse pas dokumentimit të rasteve.

    Lajmi Paraprak

    RMV, rriten çmimet e shërbimeve gastronomike

    Lajmi i rradhës

    Mirushe Hoxha një nga emrat e propozuar në AShAM

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë