Kontesti RMV-Bullgari, Mitrev: Maqedonia ndihet në një nivel më lartë se Bullgaria

    Diskriminimi ndaj njerëzve që deklarohen si bullgarë të Maqedonisë në vend është i përditshëm, deklaroi kryetari i Shoqatës së miqësisë maqedonase-bullgare, Dobre Mitrev në emisionin “360 gradë”, përcjell Nistori.

    “Diskriminimi ndaj njerëzve që deklarohen si bullgarë të Maqedonisë në vend është i përditshëm. Nga këndvështrimi i njerëzve që më njohin më shumë se 20, 30 vjet, si Dobre Mitrev, nuk e kanë problem të komunikojnë me mua, përderisa unë nuk jam Dobre Mitrev, bullgar nga Maqedonia”, shprehet Mitrev.

    Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk do të zgjidhte çështjen e marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, deklaroi Mitrev.

    “Nuk mendoj se përfshirja e bullgarëve në kushtetutë do të zgjidhë çështjen e marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Mënyra e të menduarit në Maqedoni është e gabuar… do të thosha edhe ndaj Bullgarisë. A është nga e kaluara, kur ne ishim në Jugosllavi, dhe ata ishin në bllokun lindor … mënyra e të menduarit për ato vende … kishte edhe Çekia, Polonia dhe Rumania … nuk ka diskriminim për ata, kurse për bullgarët ka … qasja është e gabuar. Mendoj se Maqedonia ndihet një nivel më lart se Bullgaria,” tha Mitrev.

    Lajmi Paraprak

    Abazoviq: Nëse “Ballkani i Hapur” është alternativë ndaj BE-së, Mali i Zi nuk pajtohet me iniciativën

    Lajmi i rradhës

    Ajri i ndotur dhe shtatzënia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë