Mitsotakis: rruga e RMV mund të mbyllet nëse nuk respektohet Marrëveshja e Prespës

    Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis për gazetën greke “Te nea” tha se rruga e Maqedonisë së Veriut kalon nga Greqia.

    Sipas tij, rruga e Maqedonisë së Veriut mund të mbyllet nëse nuk respektohet marrëveshja e arritur.

    “Kur dikush tërheq litarin, duhet të jetë i përgatitur të shkëputet. Dhe nëse nuk respektohet marrëveshja, duhet ta dinë se do të kenë rrugë të mbyllur drejt Evropës. Rrugë që kalon nga Greqia dhe respektim i të drejtës ndërkombëtare”, tha Mitsotakis.

    Kujtojmë së në Maqedoninë e Veriut pritet të formohet Qeveria e re e cila nuk ka mbështetur Marrëveshjen e Prespës, ndërsa presidentja e sapo zgjedhur, në betimin e saj si presidente, nuk e tha emrin e Maqedonia e Veriut, por vetëm Maqedoni.

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut në krye të listës së të dëbuarve nga Gjermania

    Lajmi i rradhës

    A është Gjermania e përgatitur për pandeminë e ardhshme?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë