Qyteti i Shkupit do të ndajë ndihmë në të holla për familjet e viktimave të tragjedisë në Tetovë

    Këshilli i Qytetit të Shkupit sot në mbledhjen e saj ka vendosur që familjeve të viktimave në zjarrin në spitalin modular në Tetovë t’u ndajë ndihmë në të holla pre100.000 denarë në shumë neto.

    Ndihma në të holla u ndahet si shprehje e solidaritetit ndaj familjeve të viktimave në zjarrin në spitalin modular në Tetovë, kanë njoftuar nga Qyteti i Shkupit.

    Në këtë mbledhje të fundit në këtë përbërje të Këshillit të Qytetit të Shkupit, kryetari Petre Shilgov ka falënderuar të gjithë këshilltarët për bashkëpunimin e mirë në katër vitet e kaluara, qëndron në kumtesë.

    Lajmi Paraprak

    Kur do të përfundojë shkolla në fshatin Leshnicë | Premtohet më shumë se një dekadë nga kryetarët e çdo mandati

    Lajmi i rradhës

    KSHZ: Nuk do të ndërpritet mësimi pas ditës së zgjedhjeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë