Mjekët amë do të marrin më shumë kompetenca në Maqedoninë e Veriut

    Ministri për shëndetësi, Fatmir Mexhiti, deklaroi që vendosja e zgjidhjes sistematike për transformimin e mbrojtjes shëndetësore primare, nënkupton bazën e gjithë sistemit shëndetësor, raporton 360grad.

    “Më nuk do të ketë nevojë për terminë te specialisti që ka për qëllim të përshkruan terapinë ose të kryen një procedurë të caktuar diagnostikuese. Tani mjekët amë do të përshkruajnë më shumë barna për kontrollin e shtypjes së gjakut, yndyrave te diabeti, për astmën dhe frymëmarrjen, më shumë barna për kontrollin e hipotirodizmit”, deklaroi Zlate Mehmedoviq, koordinatori i reformave në shëndetësinë primare.

    Mjekët amë gjithashtu do të kenë mundësi të japin edhe udhëzime të caktuara për laboratori për pacientët me këto sëmundje.

    Këto janë të rejat që i paralajmëroi Ministri për Shëndetësi në lidhje me mbrojtjen primare shëndetësore.

    “Porosia kryesore është se jemi duke bë decentralizimin e sistemit, i afrojmë shërbimet te qytetari, afër shtëpive të tyre”, deklaroi Mehmedoviq, duke sqaruar që barnat që janë dhënë me udhëzime nga specialisti, tani do të jepen nga mjeku amë.

    Të gjitha këto aktivitete, që janë pjesë e reformës së shëndetësisë primare, deklaroi ministri Fatmir Mexhiti, janë masë reformuese edhe në programin për reforma ekonomike në Qeveri për periudhën 2023-25, ndërsa është paraqitur edhe propozimi për të hyrë në strategjinë e Bankës Botërore për partneritet me shtetin tonë për periudhën 2024-2028.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë mendojnë duhanpirësit për rritjen e re të çmimit të cigareve?

    Lajmi i rradhës

    Lëvizja Besa: Spasovski vazhdon të veprojë në mënyrë selektive

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë