Mjekët specialistë po ikin nga Maqedonia e Veriut

    ktori i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ende po përballet me humbje të personelit mjekësor, pasi infermierët dhe specialistët po largohen, po transferohen në sektorin privat ose po shkojnë për të punuar jashtë vendit. Kjo dukuri po kontribuon në akses deri te specialistët, kostot e kujdesit shëndetësor që nuk mbulohen nga sigurimet shëndetësore mbeten të larta dhe ende po mungojnë trajnime profesionale për përdorimin e pajisjeve të avancuara shëndetësore, theksohet në raportin e KE-së. Komisioni Evropian vëren se vendi ende nuk e ka ratifikuar Protokollin për Eliminimin e Tregtisë së Paligjshme të Produkteve të Duhanit. Nuk ka përparim në kontrollin e duhanit. Korniza institucionale dhe ligjore është e vendosur dhe përputhet me ligjin e BE-së, por nuk po zbatohet. Konsumi i duhanit nëpër vende publike dhe restorante duhet të sanksionohet në përputhje me ligjet e BE-së, thuhet në raport.

    Edhe në fushën e sëmundjeve infektive në Maqedoninë e Veriut, Komisioni ka vërejtur përputhje të pjesërishme me ligjet e BE-së. Strategjia kombëtare 2019-2023 për kontrollin e rezistencës antimikrobike është në përputhje me konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian. Maqedonia e Veriut gradualisht po përballet edhe me rimëkëmbjen nga pandemia e Kovid-19, dhe numri i rasteve pozitive, pacientëve të shtruar nëpër spitale dhe vdekjeve është vazhdimisht në rënie, sipas Komisionit. Ata gjithashtu theksuan se shumica e masave parandaluese janë hequr. Sipas të dhënave, 75% e popullsisë janë shëruar dhe konsiderohet se kanë fituar imunitet natyror ndaj Kovid-19, 47% e popullsisë kanë pranuar nga dy doza të vaksinës kundër Kovid-19, dhe 7% e popullsisë kanë pranuar edhe dozën e tretë. Ka disa përparime në fushën e kontrollit të gjakut, indeve, qelizave dhe organeve. Ligji për Sigurinë e Furnizimit me Gjak është në përputhje me ligjin e BE-së. Nuk ka qendër të plazmës apo ambiente të franksionimit të plazmës, edhe pse në Institutin e Mjekësisë Transfuzive kryhen plazmafereza. Numri i transplanteve të kryera u rrit sërish në vitin 2021. Është krijuar një bankë e indeve kockore e cila do të mbledh materialet që do të përdoren për transplantim, u tha në raportin e KE-së.

    Në raport u theksua se kujdesi shëndetësor ende nuk është në përputhje me ligjet e BE-së në fushën e të drejtave të pacientëve në kujdesin shëndetësor ndërkufitar. Për pabarazitë shëndetësore programi aktiv i kujdesit shëndetësor lejon disa grupe të synuara të kenë akses në kujdesin shëndetësor, duke përfshirë këtu edhe komunitetin rom, dhe njerëzit që jetojnë në zona të thella, që mund të marrin vizita mjekësore, thuhet ne raport. Në pjesën e destinuar për personat me HIV-AIDS, KE vë në dukje se ka mjete për testim dhe teste bazë monitoruese, dhe terapia antiretrovitale është e disponueshme për të gjithë pacientët e diagnostifikuar.

    Megjithatë buxheti i përgjithshëm për parandalimin e HIV-AIDS, u shkurtua deri me 40% duke rrezikuar trajtimin e njerëzve që jetojnë me HIV-AIDS dhe përpjekjet për parandalimin e HIV-AIDS. Organizatat joqeveritare që punojnë drejtpërdrejtë me grupet e rrezikut janë përfituesit kryesorë të këtyre fondeve. Ende nuk është miratuar një strategji e re për të luftuar me HIV thuhet në raport. Financimi për skriningun e kancerit mbetet i pamjaftueshëm. Në raport thuhet se regjistri kombëtar i kancerit është funksional dhe i përditësuar rregullisht me të dhëna të reja. Funksional është edhe Programi Kombëtar për Zbulimin e hershëm të Kancerit. Për strategjinë kombëtare 2021-2030, raporti tregon se ajo mbulon aspekte të shëndetit mendor, promovim të shëndetit, të ushqyerit dhe aktivitetit fizik. Regjistrat kombëtar për sëmundjet e rralla janë funksionale dhe përkufizimet përkatëse janë në përputhje me standardet e BE-së. Për mbrojtje të konsumatorit në raport thuhet se gjatë vitit të ardhshëm vendi duhet të harmonizojë kuadrin ligjor me ligjet e BE-së, dhe të forcojë strukturat operacionale që shërbejnë për mbrojtje të konsumatorëve.

    KE rekomandon që vendi duhet të intensifikojë përpjekjet e tij në kontrollet e duhanit që të mund në mënyrë efektive të zbatojë ligjet e BE-së, duke ratifikuar Protokollin për Eliminimin e Tregtisë së Paligjshme të Produkteve të Duhanit. Raporti vë në dukje se duhet siguruar financim i mjaftueshëm dhe njohuri të specializuara për zbulim të hershëm të kancerit dhe sëmundjeve të rralla bazuar në të dhënat e regjistrit. Nuk ka progres në miratimin e ligjit për mbrojtjen e konsumatorit dhe nuk është vërejtur përparim as në ngritjen e kapaciteteve apo investimet publike në këtë fushë edhe pse është bërë njëfarë progresi në harmonizimin e rregullave kombëtare të sigurisë së produkteve me ligjin e BE-së. Strategjia e ardhshme trevjeçare nuk është miratuar, thuhet në raport. Është vërejtur rritje e inspektimeve të Inspektoratit të Tregut në periudhën raportuese në gjithsej 3566 inspektime.

    Gjatë vitit 2021 Inspektorati kreu 473 inspektime sipas aktit të përgjithshëm të sigurisë së produkteve, nga 428 në vitin 2020, dhe 131 inspektime sipas ligjit për produkte të ndërtimit nga 20 në 2020. Pas këtyre kontrolleve Inspektorati ka tërhequr nga tregu produkte të dëmshme, kryesisht lodra, doreza mbrojtëse, helmeta për motoçikleta dhe veshje për fëmijë. Sipas raportit të këtij viti Inspektorati ka 278 të punësuar por ka një numër të pamjaftueshëm të inspektorëve të licencuar, 171 dhe një numër i madh i punëtorëve janë afër pensionit. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Faeser: Duhet ta vëmë nën kontroll migracionin e parregullt nga Ballkani Perëndimor

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e kontratave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë