Mjekja në Ohër ia përshkroi abortin një pacienteje tjetër që nuk kishte kryer abort

    Një mjeke nga Spitali i Përgjithshëm i Ohrit ka kryer abort te një paciente, ndërsa rastin e ka regjistruar te një paciente tjetër që nuk ka qenë fare shtatzënë. Nga spitali thonë se ndaj këtij rasti veprojnë me kujdes pasi pritet epilog nga policia dhe prokuroria.

    “Ministria e Punëve të Brendshme e Ohrit ka parashtruar kallëzim penal kundër O.F. (60 vjeç) nga Ohri për ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “falsifikim ose shkatërrim i dokumentacioneve ”. Ajo, me datë 15.12.2022, në cilësinë e mjekes në një repart në spitalin e përgjithshëm në Ohër, ka kryer ndërhyrje mjekësore ndaj një personi, pas çka ndërhyrjen e ka regjistruar me të dhënat personale të një personi tjetër, dhe më pas duke falsifikuar nënshkrimin e drejtuesit të repartit e ka vërtetuar ndërhyrjen”, njoftojnë nga SPB- OHËR.

    Megjithëse incidenti ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar, hetimi është ende në vazhdim sepse gruaja nuk është e kapshme.

    “Padia penale është pranuar dhe është formuar lëndë në Prokurorinë Themelore Publike të Ohrit, e cila vepron dhe merr masa për të hetuar ngjarjen”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

    Ndërkohë, mjekja 60-vjeçe shkon në punë. Ajo edhe më parë ishte pezulluar nga puna për një rast tjetër. Kundër saj është zhvilluar edhe proces gjyqësor, të cilin ajo e ka fituar, prandaj spitali i ka paguar dëmshpërblimin prej 1 milion denarë dhe sërish e kanë kthyer në punë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Zgjedhjet: Të rruhesh, a të mos rruhesh

    Lajmi i rradhës

    Vetmia – Pse ekspertët e quajnë atë një kërcënim për shëndetin publik?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë