Mjeku Mehmedoviq: Masa më të rrepta kundër virusit Korona në RMV

    Mjeku Zllate Mehmedoviq kërkon masa më të rrepta për shkak se vetëm 40 për qind e popullatës është vaksinuar kundër virusit Korona.

    “Duhet mbesin në fuqi masat aktuale për mbrojtje dhe të vendosen masa të reja më të rrepta për shkak se piku i virusit pritet të arrijë për 2-3 javë, në fillim ose në mes të muajit shkurt”, shprehet Mehmedoviq në intervistë për TV Shenja.

    Sipas tij, arsyeja kryesore e numrit të vogël të të vaksinuarve në Maqedonisë është mosbesimi ndaj institucioneve.

    Edhe pse lloji Omicron i virusit konsiderohet si formë më e lehtë e sëmundjes, mjeku Mehmedoviq paralajmëron se ky lloj shpërndahet 5 herë më shpejtë se lloji Delta i COVID-19.

    Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 254.857 raste, ndërsa prej tyre 226.409 janë shëruar dhe 8.198 kanë humbur jetën. Momentalisht Maqedonia ka 20.250 raste aktive.

    Lajmi Paraprak

    RMV, 1 jetë dhuroi shansën për 3 jetë

    Lajmi i rradhës

    Shfuqizimi i qeverisë teknike – VMRO nesër dorëzon në Kuvend propozimin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë