MMPT reagon për uzurpimin e hapësirave të gjelbra në rrugën Boris Kidriç

    Komunikata e plotë e listës Më Mirë Për Tetovën (MMPT) për Nistorin:

    Lista “Më mirë për Tetovën” kërkon reagim të shpejtë nga Komuna e Tetovës për parandalimin e shkatërrimit dhe uzurpimit të hapësirave të gjelbra publike përgjatë rrugës Boris Kidriç që po na ndodh edhe sot para syve tanë. Në të kundërtën çdo tolerim i këtij uzurpimi apo “donacioni” në heshtje nga ana e udhëheqësisë së Komunës do të konsiderohet si bashkëfajsi me prapavijë korruptive.

    Për fat të keq, kaluan dy vjet dhe Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami nuk e mbajti premtimin se do t’i lirohjë hapësirat publike të gjelbra përgjatë rrugës Boris Kidriç që i iu vodhën qytetit. Përditë e më shumë trotuaret si hapësira publike për këmbësorë uzurpohen nga kompanitë e ndërtimit në kohëzgjatje mbi një vjeçare në kundërshtim me Ligjin për ndërtim sipas nenit 156-b paragrafi 1 pika 4 inspektorati duhet të shqiptojë dënim për investitorin.

    Pyesim Komunën për çfarë interesash mbyll sytë për investitorët privatë duke sakrifikuar interesin publik? /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Stoltenberg: Maqedonia e Veriut është një aleat i vlerësuar i NATO-s

    Lajmi i rradhës

    Çfarë është terapia me kupa? Problemet shëndetësore që trajton

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë