MO / Ahmeti: maqedonasit nuk mund të ekzistojnë, nëse nuk bashkëpunojnë me shqiptarët

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se, maqedonasit mund të përparojnë nëse janë në komunikim dhe harmoni me shqiptarët, që siç tha, i përndryshe i gëlltisin serbët, bullgarët dhe grekët. Tutje Ahmeti tha se, maqedonasit duke bashkëpunuar dhe bashkëjetuar me shqitparët, mund ta ruahnë identitetin dhe historinë e tyre, në të kundërtën, Ahmeti tha se, janë të destinuar të mos ekzistojnë fare.

    “Maqedonasit si komb mund të përparojnë vetëm duke qenë në komunikim e harmoni të mirë e marrëdhënie me shqiptarët, përndryshe i gëlltisin sërbët, bullgarët dhe grekët dhe këtë që ua them unë këtu, ua kam thënë të gjithë përfaqësuesve të politik të komunitetit maqedonas. Vetëm me në duke bashkëpunuar, duke bashkëjetuar, mund ta ruajnë historinë, identitetin e tyre kombëtarë, përndryshe janë të destinuar që mos të ekzistojnë fare”, tha Ali Ahmeti.

    Ahmeti: disa që sot japin deklarata për Marrëveshjen e Ohrit, as vrima e fundit e kavallit nuk kanë qenë në çlirimin e shqiptarëve

    Ahmeti, për marrëveshjen e Ohrit thumboi përfaqësuesit e VLEN, ku tha se, ata që bëjnë komente për MO, në çlirimin e shqiptarëve nuk kanë qenë as vrima e fundit e kavallit.

    “Për fat të keq sot lexoj ca deklarata e prononcime mbi Marrëveshjen e Ohrit. Ata që i bëjnë këto komente, as vrima e kavallit, të fundit nuk kanë qenë në ndërtimin e politikave çlirimtare të shqiptarëve të Jugosllavisë”, tha Ahmeti. /Nistori/



    Lajmi Paraprak

    Ancelotti: Mbappe duhet të përshtatet me Real Madridin

    Lajmi i rradhës

    Media malazeze për turizmin shqiptar: synohet që deri më 2030 të bëhet destinacion i turizmit elitar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë