Mojsovska: Kërkojmë që grave fermere t’ju takojë pushimi i lindjes

    Foto Ilustruese

    Në debatin publik mbi strategjinë për barazi gjinore, përfaqësues të sektorit civil kërkuan më shumë të drejta për gratë posaçërisht në marrëdhëniet e tyre të punës.

    Nga Federata nacionale e fermerëve kërkuan që grave fermere të ju takojë pushimi i lindjes, mungesa në punë për shkak të lëndimeve apo gjendjes jo të mirë shëndetësore.

    Përfaqësuesit e Komisionit për barazi gjinore shprehën gatishmëri për pranimin e kërkesave.

    Strategjia për barazi gjinore është propozim i Qeverisë, e cila obligon institucionet e vendit të sigurojnë përparim të gjendjes me barazinë gjinore në përputhje me standardet ndërkombëtare.

    “Kërkojmë të bëhet pjesë e kësaj strategjie realizimi I të drejtës për mungesën e prindërit dhe pushimit mjekësor. Federata nacionale e fermerëve kërkon në kuadër të strategjisë për barazia gjinore 2021-2026 të figurojë që “ fermeret, si fermere të regjistruara në mënyrë të posacme të kenë të drejtë të mungojnë në punë për shkak të ndonjë sëmundje apo lëndimi në punë dhe të drejtë për kompensim për mungesë gjatë shtatzënisë, lindjes dhe mëmësisë”, tha Vaska Mojsovska, Federata nacionale e fermerëve./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: Nuk do të ketë falje të fundvitit për asnjë

    Lajmi i rradhës

    Boçvarski: Ata që kanë ndërtime pa leje dhe nuk do të aplikojnë për legalizim, pas gjashtë muajsh do t’i nënshtrohen shembjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë