Banorët e fshatit Brodec të Tetovës kanë shpërndarë një video ku shihet një ari duke u përpjekur të shpëtojë këlyshët e rënë në lumin Shkumbin. Në video shihet se ajo hyn në lumë dhe përpiqet t’i nxjerrë jashtë, përcjell Nistori.
“Videoja është regjistruar në afërsi të fshatit, ku ariu po përpiqet të shpëtojë këlyshët nga lumi dhe është dërguar nga Azam Ameti”, thuhet në postimin në faqen e Facebook “Fshati Brodec”.
Në komentet e postimit ka edhe video nga të cilat shihet se ariu më parë kërkonte një këlysh në mal. /Nistori/