Momenti kur vajza sulmohet seksualisht nga një person në Pejë të Kosovës (Video)

    Më 27.09.2022 në ora 20:50 në qendër të Pejës në Kosovë është sulmuar seksualisht vajza M.N nga personi F.B. Një situatë të tillë e ka bërë të ditur edhe vet vajza viktimë e sulmit. Ajo thotë se ndjehet e rënduar emocionalisht dhe pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të njoftojë në tërësi për rastin në fjalë, përcjell Nistori.

    Postimi i plotë i vajzës M.N.

    Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës.
    Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt.
    Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji.
    Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time.

    Lajmi Paraprak

    Artan Grubi mundohet ta korrigjojë deklaratën e tij: Ali Ahmetit i duhet populli, popullit i duhet Ali Ahmeti

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski nuk është i mendimit që të kthehet shërbimi i obligueshëm ushtarak

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë