Mosha për të bërë fëmijë | Si ka ndryshuar në shoqërinë tonë

    Vendimmarrja për të sjellë në jetë një fëmijë, vitet e fundit po ndikohet nga shumë faktor. Çiftet po zgjedhin që si fillim ti japin përparësi arsimit, karrierës dhe stabilizimit financiar.

    “Unë them se karriera është dhe çështje e aftësive dhe plotësimit të individit ne aspektin e tij personal dhe profesional pra këtu nuk ka diçka të gabuar. Ndoshta dhe moshë perfekte për martesë dhe për të bërë fëmijë deri diku nga ana sociale nuk ka pra njeriu duhet te jete gati duhet ndihet vete pergjegjës sigurisht duke parë dhe një lloj ekuilibri pra ekuilibër midis të ardhurave, shpenzimeve, karrierës, të ardhmes patjetër që dhe fëmijes. Sepse një ëmije që shikon një nënë të realizuar sigurisht që është një fëmijë i lumtur dhe një nënë e cila është e lumtur dhe e shfaq këtë në ambientin familjar sigurisht që do sjelli si pasojë edhe një mbarëvajtje të mirë për të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes”.– tha Marsi Simo, sociologe

    Por edhe familja nuk është me e njëjtë me atë që ka qenë vite më parë, kur cifttet lindnin më shumë fëmijë. Tashmë familja përbëhet nga tre ose 4 anëtarë.“Çifti i ri ngurron sepse kjo lloj pasigurie ekonomike dhe pasiguri për te ardhmen përkthehet tek fëmijët e tyre. Është me ndryshe kur bën eksperimente me veten ndoshta gjejnë je pune tjetër ndoshta emigron. Kur në mes janë fëmijët vështirësia është shumë herë me e madhe për të marrë një vendim të tillë”.- u shpreh sociologia

    “Atëherë nuk kishte karrierë, shkoje ne punë, rrijë një vit me leje lindje, tani as 40 dite nuk rrijnë, kështu që kanë ndryshuar kohët. Mamaja ime bëri 5 fëmijë, kurse unë dy fëmijë, i bëra me planifikim. Njëra nga vajzat ka tre fëmijë ndërsa tjetra nuk ka.”

    Edhe hapi drejtë martesës apo bashkëjetesës po merret në moshë më të vonë. Kjo rrit edhe moshën kur çifte vendosin për të bërë fëmijë. Gjithnjë e më shumë po shihet që femrat preferojnë të nisin familje kur mbushin 30 vjeç, ndërsa meshkujt presin disa vite më shumë. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Mbi 353 milionë tonë mbetje plastike

    Lajmi i rradhës

    Komuna ka ndarë mbi katër milionë denarë për ngjarjet kulturore në Tetovë në vitin 2023

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë