“Mosvotimi i ligjit të propozuar nga Qeveria, shenjë e koalicionit jostabil”

    Shumica e deputetëve ditë më parë votuan kundër Ligjit për amnisti, të propozuar nga ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili paralajmëroi se do ta ridorëzojë sërish në Kuvend.

    Për profesorin Aleksandar Spasenovski, ky mosvotim i Ligjit për amnisti, të propozuar nga Qeveria, është shenjë se koalicioni qeveritar është jostabil.

    Ai në ClickPlus në TV21 tha se qëndrimet e këtilla kundërthënëse janë dëshmi se ka jostabilitet, por se nuk është aq tmerrshëm sepse vjen para mbarimit të mandatit të kësaj Qeverie.

    “Kur kemi situata si sot, kur propozim ligji i Qeverisë nuk votohet në Kuvend, tregon se ekziston jostabilitet dhe heterogjenitet në qëndrimet politike nga pushteti politik. Ky është indikator se njëshmëria në qëndrime është shkatërruar, dhe kjo do të mund të ishte lëndë e një debati më të madh dhe do të paraqiste problem më të madh nëse do të bëhej fjalë për fillimin e mandatit të Qeverisë. Por, meqë bëhet fjalë për mbarim, kjo do të interpretohet si zënien e pozicioneve për zgjedhje”, tha Spasenovski.

    Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare bashkë? Profesorët e juridikut të ndarë në qendrime, ja arsyet

    Profesorët e Fakultetit të Juridikit Ana Çupevska dhe Aleksandar Spasenovski kanë folur për mundësinë që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbahen bashkërisht në Maqedoninë e Veriut.

    Ana Çupevska është që zgjedhjet të mbahen ndaras, ndërkaq Spasenovski vlerëson se duhet të mbahen bashkërisht.

    “Mendoj se duhet të shkojmë në bazë të dispozitave ligjore, të mbahen ndarazi. Ky do të ishte test gjatë vrapimit… Mendoj se zgjedhjet e ndara do t’u ndihmonin të gjitha partive që t’i matin forcat dhe eventualisht të përmirësojnë diçka ndërkohë”, tha Çupevska.

    “Të gjitha argumentet – logjike, praktike dhe sistemore na çojnë drejt asaj që në Maqedoninë e Veriut më së miri është që zgjedhejt presidenciale dhe parlamentare të mbahen bashkërisht”, tha Spasenovski.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë do të thotë për Serbinë njohja de facto e Kosovës?

    Lajmi i rradhës

    Sa paguhen pjesëtarët e njësive speciale të Policisë së Kosovës?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë