MPB: arrestohet personi që vendosi flamurin e Shqipërisë afër kryqit në Kodrën e Diellit / Angellov: do të vendoset ai Kishës Ortodokse

    MPB Maqedoni njofton se policët e SPB Tetovë mbrëmjen e djeshme (28.11.2023) rreth orës 23:30, pas ndërmarrjes së masave operative, kanë identifikuar dhe ndaluar 33-vjeçarin J.A. nga Reçica e Vogël e Tetovës.

    Siç thonë nga MPB, ai dyshohet se nga shtiza e manastirit “Shën Naumi” në Kodrën e Diellit, derisa në objektin fetar nuk kishte njeri, ka zbritur flamurin e Kishës Ortodokse Maqedonase dhe e ka vendosur flamurin e Republikës së Shqipërisë.

    “Pas dokumentimit të rastit, ndaj J.A., i cili ndodhej me një person tjetër në momentin e uljes së flamurit të kishës, do të vijojë një dorëzim përkatës”, thonë nga MPB.

    Ndërkohë sot Stojançe Angellov njoftoi se është larguar flamuri shqiptar i cili u vendos mbrëmë, dhe se flamuri i Kishës Ortodokse do të kthehet në vend.

    Stojançe Angellov ka publikuar fotografi në rrjetet sociale, ku thekson se flamuri shqiptar nuk është më në direkun në oborrin e kishës “Sht. Naumi i Ohrit” në Kodrën e Diellit. Ai shkruan se do të vendoset flamuri i kishës.

    Drejtori aktual i Qendrës për Menaxhim me Kriza, gjithashtu njoftoi se është arrestuar personi që hoqi flamurin e Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM).

    “Reagimi i shpejtë i institucioneve si dhe presioni publik mund të zvogëlojë provokimet që ndezin mostolerancën ndëretnike. Provokimeve nuk duhen heshtur, por duhet reaguar ashpër. Vetëm në këtë mënyrë do të dekurajohen provokatorët e mundshëm të ardhshëm. Reagimi i shoqërisë ndaj provokimeve të tilla duhet të jetë i bashkuar dhe unik pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare, politike apo çfarëdo përkatësie tjetër”.

    “Besoj se shumica e shqiptarëve e dënojnë këtë akt barbar të përdhosjes së flamurit të kishës. E vetmja gjë është se nuk kam parë asnjë përfaqësues të faktorëve politikë shqiptarë në Maqedoni të dalë me dënim publik ndaj këtij akti. Dhe duhet. Prandaj i bëj thirrje liderit të BDI-së Ali Ahmeti që ta dënojë publikisht këtë akt provokues vandalizmi”, ka shkruar Angellov në Facebook.

    Pas vendosjes së kryqit në Kodrën e Diellit, mbrëmë disa të rinj ngritën flamurin shqiptar në oborrin e kishës, gjë që shkaktoi edhe reagim të KOM-it.

    Vendosja e kryqit në Kodrën e Diellit shkaktoi përplasje dhe tensione në vend, ndërsa Komuna e Tetovës mbajti edhe seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Arbër Zaimi i VV: përgëzoj opozitën shqiptare në RMV për bashkimin e forcave

    Lajmi i rradhës

    Ivanovska: shumë eksponentë politikë duan të jenë anëtarë të Antikorrupsionit, kjo më befason

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë