MPB nis aktivitetet për kapjen e shitësve ilegalë të pushkaliqeve

    Policia e Maqedonisë së Veriut ka nisur aktivitetet për të kapur shitësit e mjeteve piroteknike. Një 29-vjeçar nga Shkupi është arrestuar gjatë ditës së djeshme, pasi është kapur me mjete pirotenike.

    “Më 28.12.2024 në ora 13.40 në Shkup, në rajonin e Qendër, nëpunësit policorë të Njësitit të policisë intervenuese në kuadër të SPB Shkup kanë arrestuar S.K.(29) nga Shkupi për shkak se tek ai janë gjetur dhe marrë mjete pirotenike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Poashtu nga MPB njoftojnë se disa fëmijë janë denoncuar në Policinë e Shkupit, pasi kanë dëmtuar një veturë “Shkoda” me mjete pirotenike.

    “Më 27.12.2024 në SPB Shkup, M.P. (22) nga Shkupi ka denoncuar se në të njëjtën ditë, rreth orës 22.05 në rajonin e Qendrës, një grup i fëmijëve kanë gjuajtur mjete piroteknike dhe të njëjtit e kanë dëmtuar veturën “Shkoda” me targa të Shkupit, në pronësi të subjektit juridik në vendbanimin “Ilinden” të Shkupit”, thuhet në buletinin e MPB-së.

    Lajmi Paraprak

    Katër parashikime për inteligjencën artificiale në vitin 2025

    Lajmi i rradhës

    “Liria, besimi dhe pajtimi” – Qëndrimet dhe dëshirat e serbëve dhe shqiptarëve nga veriu i Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë