Nebiu: Pushteti do të përpiqet të përmirësojë rejtingun në vitin e ardhshëm

    Opinionisti Besim Nebiu në “Rruga drejt”, tha se vendimin për zgjedhje të parakohshme e merr vetëm Qeveria dhe partnerët e koalicionit. Edhe pse vitin e kaluar nuk kanë patur shumë projekte, vitin e ardhshëm sikur kanë filluar me shumë iniciativa e projekte energjetike, sociale, etj.

    “Vendimin nëse do të ketë apo jo zgjedhje të parakohshme nuk e merr z. Mickoski, por Qeveria. Pra, edhe kryeministri dhe partitë e koalicionit kanë deklaruar se nuk do të ketë, ose do të ketë kur të vendosin. Shumica është e tillë që nuk mund të jetë shumë e sigurt, por është mbi 63 dhe si e tillë garanton që Parlamenti të funksionojë përmes institucioneve deri në atë moment kur partitë në Qeveri të vendosin. Problemi është sigurisht që vitin e kaluar nuk kanë pasur shumë projekte, nuk kanë pasur shumë iniciativa politike. Tani po paralajmërohet një fazë e re veprimi, ndoshta do të përpiqen ta përdorin këtë vitin e kaluar për më shumë iniciativa. Këtë javë pamë se ka pasur një projekt për reformën në shëndetësi dhe ndërtimin e qendrave spitalore, veçanërisht në Shkup dhe në gjashtë qytete të tjera. Pastaj janë projektet energjetike, projektet sociale”, tha Nebiu.

    Spasenovski: Zgjedhje të rregullta bashkë me presidencialet, opsioni më i logjikshëm

    Profesori Aleksandar Spasenovski, konsideron se është më e logjikshme është që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të bëhen bashkë, edhe pse kjo nuk i shkon për shtati VMRO-së, sepse siç tha profesori, partitë në pushtet ishin ato të cilat kandidati i tyre për president gjithmonë i fiton zgjedhjet.

    “Është më e logjikshme të kemi zgjedhje në një periudhë të rregullt, të kemi zgjedhje parlamentare dhe presidenciale së bashku. Mendoj se parititë në koalicionin qeverisës do të insistojnë në këtë, sepse në historinë e Maqedonisë së pavarur, partitë në pushtet kanë qenë gjithmonë ato që kandidati i tyre presidencial i ka fituar zgjedhjet. Dhe kjo mund të përcaktojë strategjinë politike të partive në pushtet. E nga ana tjetër, është e kuptueshme insistimi këmbëngulës i VMRO-së për ta parandaluar atë, pra fillimisht zgjedhje parlamentare e më pas presidenciale”, tha Spasenovski.

    Pavllovska-Daneva: Lufta me korrupsionin mbetet sfida më e madhe e kësaj qeverie

    Korrupsioni vazhdon të jetë sfida më e madhe e kësaj qeveria, pavarësisht pritshmërive të qytetarëve që nga vitit 2017 me revolucionin shumëngjyrësh. Kjo çështje akoma nuk është zgjedhur, kështu u shpreh profesroja Pavllovska-Daneva.

    Lajmi Paraprak

    Erdogan hoqi moshën e daljes në pension

    Lajmi i rradhës

    Angela Merkel: Pakti i Minskut bleu kohë për Ukrainën, ja ku gabova me Putinin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë