MPB njofton se numri i viktimave në trafik ka shënuar ulje

    MPB-ja, sot me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare për përkujtimin e viktimave të aksidenteve rrugore, ka njoftuar për ulje të viktimave gjatë muajit tetor, krahasuar me një vit më parë, përcjell Nistori.

    “Numri i viktimave në trafik gjatë muajit tetor është për 55% më i ulët se numri i viktimave në tetor 2020. Falënderoj shumicën e qytetarëve që na janë bashkuar në përpjekjet tona për të ofruar rrugë sa më të sigurta. Falënderoj edhe punonjësit e policisë, të cilët kontribuojnë çdo ditë për sigurinë në komunikiacion. Në tetor të këtij viti kemi pesë viktima në aksidente trafiku, ndërsa në tetor të vitit të kaluar 11.”, deklaroi sot Angelovski.

    Sipas tij, ky është një reduktim serioz dhe se MPB do të vazhdojë me aktivitete m të shpeshta, me qëllim që këto shifra të zvogëlohen edhe më shumë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gjykata vendos për Kiçeec

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski takohet me Bislimoskin: Të rregullohet sektori i energjetikës dhe nevojat e tregut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë