Pendarovski takohet me Bislimoskin: Të rregullohet sektori i energjetikës dhe nevojat e tregut

    Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim kryetarin e Komisionit Rregullativ për Energjetikë, Marko Bislimoski. Në takim është diskutuar për stabilitetin e sistemit elektroenergjetik të Maqedonisë dhe sfidat me të cilat përballet vendi, si dhe për dekretin e qeverisë për shpalljen e gjendjes së krizës në sektorin energjetik, përcjell Nistori.

    “Në këtë drejtim, Bislimoski e informoi presidentin Pendarovski për aktivitetet që ndërmerren dhe masat e parapara në të ardhmen, kapacitetet e prodhimit vendor, si dhe të drejtat dhe obligimet e të licencuarve për kryerjen e aktiviteteve energjetike”, njoftojnë nga zyra e kreut të shtetit.

    Presidenti Pendarovski theksoi se është e nevojshme të ndërmerren të gjitha masat për të adresuar me sukses sfidat e krijuara nga kriza globale energjetike, rehabilitimi e sektorit energjetik dhe nevojat e tregut, si dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shtetërore dhe kompanive në sektorin energjetik.

    Sipas presidentit, vendimi për shpalljen e gjendjes së krizës është i domosdoshëm për zbatimin më efektiv të masave dhe adresimin e sfidave të krizës energjetike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    MPB njofton se numri i viktimave në trafik ka shënuar ulje

    Lajmi i rradhës

    Mania më e fundit në Kinë, prindërit ju vendosin foshnjave të tyre helmet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë