MPB: Prej sot automjetet duhet të kenë pajisjet dimërore

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton se prej sot, respektivisht nga 15 nëntor deri më 15 mars, automjetet duhet të kenë pajisjet dimërore, në përputhje me dispozitat e përcaktuara në Rregulloren për pajisjet e detyrueshme të automjetit, biçikletës dhe karrocave për pjesëmarrje të sigurt në trafikun rrugor.

    Në pjesën anësore të gomave të dimrit duhet t’i kenë shenjat “MS”, “M+S”, “M&S” si dhe një shenjë e një dëbore në një mal të stilizuar me tre maja. Në Maqedoni, sipas ligjit, është e ndaluar të përdoren goma me gozhda.

    Lajmi Paraprak

    Frutat dhe perimet që duhet konsumuar

    Lajmi i rradhës

    Dallimi mes Dukës dhe Pocestës është 138 vota

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë