MPB zgjeron hetimet për alarmet për bomba


    Policia është duke zgjeruar perimetrin e hetimeve për të zbuluar nga vijnë alarmet e rrejshme për bomba. Së shpejti priten rezultate nga hetimi në Dellçevë, ndërsa ka mbaruar hetimi në Kavadar. Motivi i gjithë alarmeve të rrejshme sipas ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski është ndërlikimi i interesave gjeostrategjike.

    “Ngadalë por sigurt veprimtaria zbuluese po zgjerohet, por kërcënimet hibride të cilat vijnë dhe konsiderojmë se janë qëllime për të komplikuar interesat tona gjeostrategjike. Për këtë të gjithë duhet të veprojmë dhe japim përgjegjësi. Kjo tregon se sa është me rëndësi ndërtimi i kapaciteteve materiale-teknike por edhe njerëzore në të gjitha institucionet me qëllim parandalimin e sulmeve të ardhshme hibride”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

    Pa forcimin e kapaciteteve dhe bashkëpunimin mes institucioneve, lufta kundër sulmeve hibride sipas Spasovskit nuk do të ketë rezultat.

    “Nuk ka një institucion të vetëm ose një ekspert kompetent për gjithçka në shtet që do të ndal këto sulme. Patjetër duhet çdo institucion të ndërton kapacitete dhe t’i përforcon kapacitetet aktuale”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

    Qeveria ka formuar ekip operativ në të cilin janë përfshirë Byroja e Sigurisë Publike, ASK-ja, Agjencia e Zbulimit dhe Agjencia e Komunikimeve Elektronike me qëllim shkëmbimin e informacioneve në bazë ditore. Deri tani alarmet për bomba nuk kanë një adresë konkrete nga ku burojnë, ndërsa cak i bombave të rrejshme janë shkollat, çerdhet, qendrat tregtare, hotelet dhe se fundi aeroporti. Vlerësimi i përgjithshëm i Këshillit për koordinimin e shërbimeve të sigurisë është se gjendja e sigurisë është stabile dhe nuk ekziston kërcënim real konkret. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vetëm tre shqiptarë në pozita udhëheqëse në EShS, ndërkaq 11 u takojnë shqiptarëve

    Lajmi i rradhës

    Teatri i Tetovës, një ndër teatrot më të vizituara në RMV gjatë vitit 2021-2022

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë