MPJ: Qytetarët tanë në Kazakistan janë të sigurt

    Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut nuk ndanë informacion për numrin e shtetasve të cilët momentalisht ndodhen në Kazakistan.

    Ndonëse kërkuam qëndrimin e dikasterit të Jashtëm për numrin e qytetarëve tanë të cilët gjatë trazirave në Kazakistan ndodhen brenda atij territori për punë apo mision diplomatik, nuk morëm asnjë përgjigje. Qëndrimi i fundit i MPJ-së ishte thirrja që qytetarët të cilët ndodhen momentalisht atje të mos i lëshojnë adresat ku janë akomoduar dhe të anulojnë udhëtimet derisa është e mundshme. Në kumtesën e tyre thuhet se qytetarët janë të sigurt dhe se deri tani asnjë prej tyre nuk ka denoncuar se ndjehet i rrezikuar apo i lënduar si pasojë e protestave të dhunshme.

    “Apelojmë tek të gjithë qytetarët tanë që aktualisht ndodhen në Kazakistan që të qëndrojnë në vende të sigurta, të mos dalin nga hotelet dhe objektet ku janë akomoduar dhe të shmangin grumbullimet në vende publike. Për të gjithë qytetarët tanë që planifikojnë një udhëtim në Kazakistan, ju bëjmë thirrje që ta shtyni atë nëse është e mundur”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

    Tentuam të biem në kontakt edhe me Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Nur-Sulltan, por linjat të cilat janë vendosur si urë komunikimi me autoritetet nga Shkupi, nuk ishin funksionale. I pakapshëm ishte edhe ambasadori Sali Limani, nga i cili kërkuam të dimë nëse është në kontakt me qytetarët, sa prej tyre kanë kërkuar ndihmë dhe nëse ka ose jo plan për evakuimin e tyre derisa situata në Almati dhe qytetet e tjera vazhdon të tensionohet. Nuk dihet zyrtarisht numri i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në Kazakistan, por jo zyrtarisht përveç trupit diplomatik ka edhe qytetarë të cilët punojnë dhe veprojnë në Nur-Sulltan dhe qytetet tjera të Kazakistanit. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Lista e pagave, 4 të arrestuar | 2 janë punonjës shtetërore, të cilët ia shitën listën zyrave të përmbarimit

    Lajmi i rradhës

    Sofja konfirmon qëndrimin e saj ndaj Shkupit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë