MPJ: Sofja po bie pre e provokimeve të qarqeve për të tensionuar vendet

    Ministria e Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut shprehu keqardhje për vendimin e Sofjes, për tërheqjen e ambasadorit të saj nga Shkupi, i cili beson të jetë vendim i përkohshëm pasi dialogu sipas MPJ-së, është mënyra e vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

    Sipas MPJ-së, nuk mbajnë arsyetimet se tërheqja është bërë për shkak të incidentit në Ohër, pasi sipas saj, organet po bëjnë gjithçka për zbardhjen e tij dhe se tashmë ka persona të ndaluar për këtë rast.

    Ministrja e Jashtme Sofja po bie pre e provokimeve të personave e qarqeve tjera që jane të interesuara për tensione mes dy vendeve.

    “Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek me kujdes deklaratat dhe aktivitetet që vijnë nga Republika e Bullgarisë dhe vëren me keqardhje se aktivitetet e fundit të Sofjes zyrtare nuk janë në përputhje me praktikën e rënë dakord për përmirësimin e marrëdhënieve të ndërsjella; përkundrazi, përfaqësojnë përkulje ndaj provokimeve të atyre që duan të prishin përpjekjet e dy qeverive për një zhvillim të qëndrueshëm dhe pozitiv të marrëdhënieve mes dy vendeve””, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

    Ministria e Punëve të Jashtme thekson se në periudhën në vijim do të vazhdojë të monitorojë me kujdes të gjitha deklaratat dhe veprimet e Sofjes zyrtare, duke pritur qetësimin e pasioneve dhe largimin e provokimeve, me synim rikthimin në aktivitetet diplomatike, të cilat janë në drejtim të ruajtjes dhe promovimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

    Kovaçevski: Në Maqedoninë e Veriut nuk ekziston histeri anti-bullgare

    Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski, në seancën e sotme të pyetjeve të deputetëve, ka folur për ngjarjet e fundit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe incidentin në Ohër, ku u rrah sekretari i klubit bullgar “Car Borisi i Tretë”.

    Ai theksoi se shteti i ka marrë të gjitha masat sipas ligjeve, për të gjithë provokuesit që tentojnë të përkeqësojnë marrëdhëniet në mes dy shteteve.

    “Nuk ka histeri antibullgare në Maqedoninë e Veriut. Për incidentet e fundit ka persona përgjegjës, sepse janë akte individësh dhe nuk mund të fajësohet një vend i tërë për veprimet e individëve. Ne i ndërmarrim të gjitha veprimet në përputhje me Kushtetutën dhe vazhdojmë të jemi partner konstruktiv si në rajon ashtu edhe në BE”, tha Kovaçevski.

    Lajmi Paraprak

    Nëntë palestinezë të vrarë në bastisjet izraelite në Jenin

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Na duhet njohja reciproke në qendër, jo asociacioni në qendër, as asociacioni parakusht

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë