MPJ: Stacioni bazë në Ambasadën e RMV-së në Bern funksionon me kapacitet të plotë

    Ministria e Punëve të Jashtme njofton se me kapacitet të plotë funksionon edhe stacioni bazë i vendosur në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern të Konfederatës zvicerane, përmes të cilit mbi 400 qytetarë tanë u pajisën me pasaporta të reja biometrike. Ndërkohë që aplikimet e reja për pasaporta janë duke u proceduar.

    Ambasadori, Qenan Ramadani dhe pjesëtarë të diasporës konfirmojnë se procedura e shkurtuar prej gjashtë deri në një muaj ka zgjidhur sfidën më të madhe me të cilën përballeshin qytetarët tanë në Zvicër dhe të punësuarit në Ambasadë.

    “Ky projekt po realizohet me sukses! Gjatë muajit të fundit, që nga fillimi i zbatimit të këtij projekti, përmes Ambasadës sonë, mbi 400 bashkëqytetarë tanë kanë marrë pasaporta biometrike”, tha Ambasadori, Ramadani.

    Edhe qytetarët tanë që jetojnë në Zvicër tashmë kanë filluar të shërbehen nga ky sistem:

    “Kur më thanë pas një muaji, u çudita shumë!”

    “Jam shumë i kënaqur me shërbimin tuaj të shpejtë!”

    “Për dy javë e gjysmë, pasaporta është gati!” Faleminderit shumë!”

    “Jam shumë i kënaqur! Kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë, pra pasaportë e gatshme për dy javë. Është shumë shpejtë!”

    Stacioni bazë i vendosur në Bern është një nga nëntë pajisjet e shpërndara në Misionet tona Diplomatike dhe Konsullore në botë, ku ka më së shumti kërkesa për lëshimin e pasaportave të reja. Me qëllim përmirësimin e shërbimeve për diasporën, Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, përveç stacioneve bazë, kanë vënë në funksion edhe katër stacione mobile shtesë.

    Lajmi Paraprak

    Ide për ushqime të shëndetshme për fëmijët në shkollë

    Lajmi i rradhës

    VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të shpejta, ndërsa LSDM është kundër dhe paralajmëron stabilitet dhe përparim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë