MSH: “CommonPass”, aplikacioni nëpërmjet të cilit do të njoftohen qytetarët rreth rezultateve me Covid-19

    Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë të Veriut është kyçur në rrjetin “CommonTrust” për lëshimin e certifikatave digjitale shëndetësore përmes aplikacionit të ri “CommonPass”, i cili do të rrisë mundësitë që qytetarët të marrin certifikatë digjitale shëndetësore në përputhje me standardin global “Smart Health Card”, përcjell Nistori.

    “Ministria e Shëndetësisë si përkrahëse e zhvillimit teknologjik të vendimeve të bazuara në standarde ndërkombëtare, bashkohet në rrjetin ‘CommonTrust’ për dhënien e certifikatave shëndetësore digjitale përmes aplikacionit të ri ‘CommonTrust’. Me këtë hap, ministria vlerëson se qytetarëve të Maqedonisë do t’u rriten mundësitë për certifikatë shëndetësore digjitale sipas standardit global ‘Smart Health Card’. Kjo për qytetarët do të thotë se do të mund ta dokumentojnë COVID-19 statusin me qëllim që të mund të udhëtojnë në vende tjera dhe të mund të përgjigjen në kalimet kufitare në shtetet tjera duke mbrojtur edhe privatësinë e tyre. Me CommonPass në mënyrë të thjeshtë mund të merren rezultatet e testit COVID-19 dhe vërtetim për vaksinë dhe ta tregojnë statusin shëndetësor për hyrje në një shtet tjetër pa zbuluar detaje të tjera shëndetësore”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

    Nëpërmjet këtij aplikacioni, qytetarëve të Maqedonisë u mundësohet informimi rreth rezultateve me Covid-19.

    Lajmi Paraprak

    Këta janë rivalët e skuadrave shqiptare në Europë

    Lajmi i rradhës

    Ndokush që nuk merr vesh nga historia dhe filozofia kujton se të bësh kërkim historik është si të firmosësh një tender!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë