MSh: Ligji për mbrojtjen nga duhani është çelësi për mbrojtjen e shëndetit të të rinjve

    Përdorimi i duhanit tek të rinjtë mbetet një sfidë serioze për shëndetin publik.

    Të dhënat tregojnë se 13.6% e nxënësve të moshës 13 deri në 15 vjeç në Maqedoninë e Veriut përdorin ndonjë lloj produkti duhani.

    Kjo është përqindja më e lartë e regjistruar deri më tani.

    “Parandalimi dhe edukimi janë çelësi për mbrojtjen e shëndetit të të rinjve. Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë me politikat dhe masat që synojnë uljen e përdorimit të duhanit dhe mbrojtjen e brezave të rinj. Zakonet e shëndetshme fillojnë herët”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

    Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë njofton se Ligji për mbrojtje nga duhani nuk do të shtyhet dhe do të hyjë në fuqi menjëherë pas miratimit në Kuvend, sipas afateve ligjore. Aktualisht po finalizohet analiza e komenteve nga debati publik, pas së cilës versioni përfundimtar do t’i dorëzohet Qeverisë.

    Lajmi Paraprak

    Vendimi për emrat e rrugëve në Tetovë, sipas historianit Bislimi: një provokim politik ndaj shqiptarëve

    Lajmi i rradhës

    Çfarë objektivash ka ShBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë